Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne! - 16 June 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E dielë, 2012-05-20, 11:45 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 5
Vizitor: 5
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.236

Main » 2010 » Qershor » 16 » Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne!
7:59 AM
Foshnjet kuptojnë shumë më shpejt nga sa mendojme ne!
www.besniku.tkTë kuptuarit e foshnjave i mrekullojnë mjekët, studiuesit dhe prindërit. Në kushtet kur teknologjia mund të masë valët e trurit dhe tregues të tjerë, studiuesit po zbulojnë se foshnjat kuptojnë më tepër nga sa mendojmë ne.

Kur dhe sa fillojnë ato të kuptojnë foshnjat? Këto pikëpyetje i kanë bërë studiuesit të monitorojnë trurin e të porsalindurve.Në Universitetin Northwestern, studiuesit kohët e fundit arritën në përfundimin se shumë para se të fillojnë të flasin, foshnjat i kuptojnë fjalët dhe mund t’i lidhin ato me objektet që përfaqësojnë.

Finn është 4 muajsh dhe nuk di të flasë, por ai e kupton se çfarë i thotë e ëma.Studimi i Universitetit Northwestern dhe të tjera studime tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjnë prindërit, është që t’u flasin fëmijëve të tyre.Covington Campbell filloi të flasë me fëmijën e saj që para se ai të lindte.
 
"Unë kam folur me Finn-in gjatë gjithë kohës. I tregoja çdo gjë që bëja", thotë ajo.Studjuesit mendojnë se foshnjet fillojnë ta zhvillojnë aftësinë e të folurit që në mitrën e nënës. Campbell studionte për drejtësi kur ishte shtatzënë me Finn-in.

"Unë isha në semestrin e fundit të studimeve për drejtësi dhe le flasim bashkë përsëri pas 30 vjetësh, për të mësuar në se ai do të jetë jurist, sepse Finn ishte i gjallë kur unë ndiqja klasat dhe ai gjithmonë dëgjonte profesorët e mi kur flisnin…"

Prof. Kathy Hirsh Pasik drejton laboratorin e gjuhës së foshnjave në Universitetin Temple të Filadelfias.

"Ne mendojmë se proceset e para të zhvillimit të gjuhës fillojnë që në mitrën e nënës, sepse foshnjat e dëgjojnë nënën kur flet", thotë profesorja.

Studiuesit thonë se kjo ndodh kur foshnjat dëgjojnë melodinë e gjuhës.

"Nganjëherë foshnjat mund të kujtojnë disa nga fjalët që ata kanë dëgjuar dhe në lëndën gjuhës ata marrin shumë. Vërtet që mund të mos e dallojnë frengjishten nga spanajishtja, psh, por ata e dinë se ato i përkasin një grupi, kurse anglishtja dhe gjermanishtja i përkasin një tjetër grupi…"

Një studim tjetër tregon se foshnjat dhe fëmijët të cilëve u flasin vazhdimisht, kanë një nivel inteligjence më të madhe më vonë, ose dalin më mirë në shkollë.

Specialistja e zhvillimit të fëmijëve Judy Montgomery i nxit prindërit të flasin me fëmijët e tyre.

"Prindërit, kujdestarët, anëtarët e familjes janë të parët që i njohin fëmijët me gjuhën, dhe sa më shumë fjalë të dëgjojnë, aq më i gjerë është fjalori i tyre."

Ka madje edhe pajisje që masin fjalët që dëgjojnë foshnjat, për t’i ndihmuar prindërit të vlerësojnë se sa u flasin fëmijëve. Por studiuesja Hirsh-Pasik paralajmëron që foshnjat nuk është mirë të qëndrojnë para televizionit.

"Foshnjat kanë nevojë për komunikim të ndërsjellë, apo reciprok."

Campbell thotë se i pëlqen t’i këndojë djalit të saj.

"Kur i këndojmë, ai qesh shumë. Patjetër që ai reagon kur i këndon, si të thuash qetësohet", thotë Campbell. /voa/
Kategoria: Lifestyle | Shikuar: 230 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free