
Duke pasur parasysh të gjitha thashethemet që po sillen rreth iPhone 4G paraqitja e fotografive më reale deri më tani rreth gjeneratës së ardhshme iPhone, është bërë në momentin më të mirë të mundshëm për të ngritur edhe më tej tensionet.
Në fotot e para të paraqitura, skena e "krimit” ishte një lokal në San Jose jo larg prej Cupertino, ku siç duket një punëtor i Apple po pinte kafe dhe kur u largua nga dyqani kishte harruar pajisjen aty. Në momentin më të mirë të mundshëm kamarieri shfrytëzoi rastin dhe kapi disa foto të shpejta të pajisjes.
Pavarësisht se në fillim u mendua se bëhet fjalë për një produkt të lirë Kinez, gazetarët dhe redaktorët e web faqes Engadget bënë një shqyrtim të thellë të pajisjes dhe bënë të ditur se në fakt kjo që po shihni në foto është vërtetë iPhone i gjeneratës së ardhshme.Ana e majtë e pajisjes është tërësisht e dukshme dhe në anën e djathtë lartë, besohet me shumë siguri se këto foto burojnë drejtpërsëdrejti nga laboratori testues i Apple, e kjo e bënë edhe më të vështirë mohimin se celulari që po shihni në fakt është i vërtetë.
Një burim, i web faqes së lartë përmendur, që konfirmon se ky është Apple iPhone i radhës, gjithashtu ka theksuar se pajisja duket se ka një tastierë të rezolucionit më të lartë në bord, një kamerë të përparme, një kamerë me rezolucion më të madh prapa dhe pranon kartela MicroSIM.
Një anëtari i forumit Mac Rumors gjithashtu ka postuar foto nga një web faqe Kineze WeiPhone, të asaj që duket të jenë konturat e pajisjes. /www.besniku.tk/