Dy këngëtarët e njohur të estradës sonë Ermal Fejzullahu dhe Leonora
Jakupi, kanë marrë iniciativën për ta realizuar një duet së bashku, që
konstatohet të jetë një hit i radhës. Sipas Ermalit, kënga do të jetë me
zhanre të gërshetuara mes stilit të tij dhe të Leonorës, secili prej
tyre do të paraqitet në mënyrën e vet të interpretimit.
Ai shpreson që kënga do të pëlqehet në publik. "Kemi vendosur që së
bashku me Leonorën të sjellim një këngë të veçantë në skenën muzikore.
Nuk mund të jap shumë të dhëna për këngën, ngase preferojmë që deri në
dalje çdo gjë të jetë befasi. Por, pres që kënga të pëlqehet dhe kam
përshtypjen se do jetë një hit i radhës nga unë dhe Leonora”, ka thënë
ai për "Zëri”. Ermali planifikon që në këtë sezon të realizojë edhe dy këngë tjera,
të cilat do të lansohen bashkë me videoklipe. Përveç projekteve
muzikore, Ermali së fundi thuhet të ketë qenë njëri nga të ftuarit për
të qenë pjesëmarrës në shoun "Dancing with the Stars Albania”
organizatorët e së cilës kanë bërë ftesa për tre personalitetet publike
në Kosovë.
Edhe pse ftesa Ermalit nuk i ka arritur ende, ai do ta
refuzojë këtë ofertë, sepse siç thotë edhe vetë, nuk ka talent për
vallëzim.
"Edhe pse organizatorët e "Dancing with the Stars Albania” më kanë
propozuar për të qenë pjesëmarrës në këtë shou, unë do ta refuzoj këtë
ftesë, sepse nuk di të vallëzoj, thjesht nuk kam talent për këtë fushë.
Unë i falënderoj organizatorët por me keqardhje mund t’u them që nuk
mund të marr pjesë në këtë show, edhe pse ftesa nuk më ka arritur ende”,
përfundoi Ermali./www.besniku.tk/ |