Main » 2011 » Dhjetor » 20 » Getoari dhe Drini flasin hapur për Dafinën!!
0:51 AM
Getoari dhe Drini flasin hapur për Dafinën!!
Dy miqtë e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri kanë vendosur të flasin
hapur për thashethemet e fundit, të cilat janë adresuar tek këngëtarja
Zeqiri. Bashkëpunimi me Getin është realizuar si këngë, por klip nuk do
të jetë, pasi Getit ia ka ndaluar Drini.
Ata nuk flasin, por Dafina në
twitter po mban lidhje miqësore me të fejuarën e Getit, Fllorentën. Se
çfarë ka thënë ish-menaxheri Zatriqi për një emision në Kosovë, lexoni
në vazhdim…
Getoari: "Ish-menaxheri i Dafinës më ndaloi xhirimin e klipit. Ishte
parashikuar që këngës "D&G” t’i realizohet edhe një videoklip në
Stokholm të Suedisë, por për këtë gjë Geti nuk kishte udhëtuar atje, por
kishte mbetur në Prishtinë, ndërsa për xhirime kishte udhëtuar vetëm
Dafina, për klipin e ri "Supernova”. Arsyeja pse Geti nuk kishte
udhëtuar bashkë me Dafinën, ishte ndalesa që atij i ishte bërë nga
ish-menaxheri i këngëtares Drin Zatriqi. Geti këto gjëra i bëri publike
gjatë një interviste të gjatë për televizionin Klan Kosova, duke folur
më shumë edhe rreth label-it të ri "Baba Stars”, që si qëllim kishte
grumbullimin e këngëtarëve më të mirë nga trevat shqiptare. Geti pranon
se realizimin e klipit me Dafinën e ka penguar Drini, kurse thekson se
kënga "D&G” është realizuar pikërisht për albumin e saj të ri.
Zatriqi: Dafina ngatërronte jetën private me atë profesionale
Përveç
Getit, në këtë intervistë është shfaqur edhe Drin Zatriqi, tashmë
menaxher i përgjithshëm i label-it "Baba Stars”. Ky i fundit ka sqaruar
rolin e tij të tashëm, duke thënë se punë e tij është menaxhimi i
këngëtarëve, organizimi i eventeve dhe koncerteve. Gjithashtu, Drini ka
sqaruar për mediat edhe marrëdhënien e tij me Dafinën, duke thënë se
disa gjeste të saj e kanë detyruar atë të japë dorëheqjen prej
menaxhimit të këngëtares. Madje Drini ka shtuar se këngëtarja Dafina
Zeqiri nuk ka ditur të kontrollojë jetën e saj private dhe atë
profesionale, duke i ngatërruar të dyja dhe kjo arsye ka detyruar që ata
të dy të ndërpresin të gjitha bashkëpunimet. Drini ka fshirë të gjitha
faqet e fansave që ka pasur këngëtarja në facebook, duke e lënë atë me
500 fansa që ka mbledhur brenda këtyre ditëve në një faqe të hapur nga
menaxheri i ri, Damir Jahiç (Cekiç).
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!