Main » 2010 » Maj » 30 » Gjermania fituese e Eurovision 2010 [PLUS VIDEO E KENGES]
1:16 PM
Gjermania fituese e Eurovision 2010 [PLUS VIDEO E KENGES]
Gjermania, e përfaqësuar nga Lena me këngën "Satellite”, është shpallur fituese e Eurovisonit të sivjetmë, pas votimeve nga 39 shtete evropiane, me një diferencë të jashtëzakonshme me pikë ndaj rivalëve tjerë.
Gjermania doli fituese me 246 pikë të grumbulluara, e pasuar nga Turqia në vendin e dytë me këngën e Manga, "We Could Be The Same” që mori 170 pikë, ndërsa në pozitën e tretë u radhit Romania me 162 pikë, e që përfaqësohej nga Paula Seling dhe Ovi me këngën "Playing With Fire”.
Shqipëria me këngën e Juliana Pashës, "It’s All About You”, grumbulloi vetëm 62 pikë, duke mos arritur të kualifikohet automatikisht në finale për vitin e ardhshëm. Përkundër rezultatit jo të mirë në fund, Juliana përfaqësoi denjësisht Shqipërinë, me një paraqitje të jashtëzakonshme vokale dhe skenike. Në triumfin e Gjermanisë ka ndikuar promovimi i mirë i këngës anembanë Evropës, duke përbërë që nga fillimi favoritin absolut të festivalit të sivjetmë. Përkundër ndryshimit të sistemit të votave, ku këtë vit ishin të përfshira edhe juritë e vendeve përkatëse, shpërndarja e votave ishte e njëjtë, duke u bazuar në kritere gjeografiko-politike
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!