 Kjo është Nënë Ferideja plot 114 vjec. Është një grua simpatike, pavarësisht moshës. Nuk ka shumë rrudha, në dallim nga moshataret e saj mbi 100 vjece dhe mban një shami të bardhë në kokë, duke lënë të qartë pamjen vizive të fytyrës.
Pas peripecish Nënë Ferideja mundi të shkojë në Itali, por pa e ditur se do të bëhej e njohur. Jo vetëm se kaloi disa probleme për të fituar një leje qëndrimi në Itali për shkak të kompjuterave që regjistronin vetëm të lindurit e pas viteve 1900, porse mosha e saj befasoi mediat italiane.
Nënë Feride Hyka, 114 vjec që para pak ditësh mori lejen e qëndrimit tek familjarët në Itali, theu rekordin e italianes Santa Gennari nga Ascoli Piceno. Nënë Ferideja që aktualisht po jeton prej pak ditësh në Itali bëhet kështu gruaja më e vjetër në Europë. |