 Hackerat shqiptar sulmojn web faqen e serbis ne shenje hakmarrje ndaj Serbve qe ia hackeruan webfaqen e presidentit Topi dhe Sejdiu....
Web faqja ishte e ministris se Drejtsise te Serbise e hackeruar vetem 10 minuta per parajlajmrim nese nuk e kthejne webfaqen ne gjendje normale ne do e mbajm me gjate......SHG - Suhareka Hacker Group Ja dhe nje foto si deshmi ....
Shtohet siguria në ueb-faqet zyrtare
Pas sulmit të fundit të ueb faqes zyrtare të Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, zyra e presidencës thotë se ka marrë premtime nga kompania mbikëqyrëse për shtim të sigurisë së faqes.
"Deri tash kurrë nuk kemi pasur probleme. Kjo ka qenë hera e parë që ndodh një sulm i tillë”, ka thënë për Telegrafin, Xhavit Beqiri, këshilltar për media dhe zëdhënës i zyrës së presidentit Sejdiu. "Kemi biseduar me kompaninë IPKO dhe kemi marrë premtime se pas këtij sulmi të ueb-faqes tonë masat e sigurisë do të jenë më të shtuara”.
Një ditë pasi u sulmua faqja zyrtare e Presidentit të Kosovës ku u vendos stema serbe dhe mbishkrimi ‘Kosova është Serbi’, grupi i hakerëve të Kosovës që prezantohet me emrin KHG, u ‘hakmor’ duke sulmuar ueb-faqen e presidentit serb Boris Tadic.
KHG bën të ditur se ata do të vazhdojnë t’ju kundërpërgjigjen rivalëve serb sa here që ata të sulmojnë faqet zyrtare të Kosovës.
"Hakmarrja është një dok i vjetër i shqiptarëve dhe në këtë drejtim ne kemi vendosur të shkojmë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit”, ka thënë për Telegrafin me kusht anonimiteti një prej anëtarëve të KHG. "Mbrojtja që ne ofrojmë bëhet edhe me paralajmërimin e Administratorëve të ueb-faqeve shqiptare dhe ndihmat që ne ofrojnë në riparimin e të ashtuquajturave ‘biruca’ (eng. Bugs)”. /www.besniku.tk/
|