
Grupi i Hakerëve Kosova Hackers Group(KHG) ka thyer ueb sajtin e Presidentit të Serbisë, Boris Tadic www.boristadic.org.
Sipas hakerëve kosovarë, këtë e kanë bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të hakerëve serbë, të cilët sulmuan ueb sajtin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
"Pasi që hakerët serbë kane sulmuar ueb-faqen e presidentit tonë, na ka ardhur shumë rëndë kjo, dhe për këtë arsye ne si hakerë shqiptarë ua kemi
kthyer këtë gjë duke hakeruar ueb-faqen zyrtare të presidentit serb Boris Tadic”, thuhet në një njoftim të grupit KHG. |