
Hakeret serbe sulmojne faqen zyrtare te presidencës shqiptare. Duke klikuar në faqen zyrtare president. al nuk gjen me pamjen e zakonshme dhe mesazhin mirëseardhës të kreut të shtetit shqiptar Bamir Topi, por mesazhe të qarta sulmi.
Duket se një grup hakëresh serbë kanë ndërhyrë në web sitin zyrtar dhe kanë vendosur aty simbole serbe. "Kosova është Serbi" thuhet në mesazhin që del duke klikuar në faqe.
Ne tekstin qe shfaqet lexohet se sulmi vjen në përgjigje të 'miqve tuaj, djemve tuaj të fortë' dhe ne mbrojtje te websitit te presidentit serb.
"Si hakmarrje kemi vendosur tu godasim aty ku ju dhemb më shumë. Kjo është mënyra se si do të bëhet kjo gjë. Kosova eshte Serbi"- thuhet ne mesazhin e shkruar.Sulmi vjen dy ditë pasi hakerët kosovarë sulmuan faqen e presidencës serbe, ndërkohë që më parë ishin hakerët serbë që sulmuan faqen e presidentit të Kosovës.