I bën dorëzat gati! - 28 April 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E hënë, 2012-05-21, 0:02 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 6
Vizitor: 6
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.236

Main » 2010 » Prill » 28 » I bën dorëzat gati!
6:37 PM
I bën dorëzat gati!
Luan Krasniqi behet gati! www.besniku.tkLuan Krasniqi po përgatitet për t’iu rikthyer ringut, pas një viti e gjysmë pauze. Boksieri kosovar ndihet në formë dhe mezi pret meçin e tij të radhës. Ai preferon një revansh me ukrainasin Dimitrenko, por nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të boksuar edhe me kampionin e botës në kategorinë WBC, ukrainasin Vitali Klitschko. 38-vjeçari dëshiron ta përfundojë karrierën me fitore.
 
Luan Krasniqi është duke u përgatitur për t’u rikthyer në ring, pas pauzës së gjatë. Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane po qëndron për pushime në Turqi me gruan dhe me vajzën, por kjo nuk do të thotë se ai nuk po mendon për sportin më të dashur të tij, boksin.

Nga momenti kur kishte humbur në Hamburg Universum nga ukrainasi Alexander Dimitrenko (27), në nëntor të vitit 2008, Krasniqi nuk i ka kryqëzuar dorëzat. Por, shpresën për t’u rikthyer, 38-vjeçari nuk e ka humbur asnjëherë.

"Ndihem në formë dhe jam gjithnjë i gatshëm për të dhënë gjithçka, për një mundësi të re”, ka thënë Krasniqi për ueb faqen gjermane abendblatt.de.

Kontrata e tij ka skaduar qe një kohë, por boksieri kosovar dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin me menaxherin e Universum Boxing, Klaus-Peter Kohl.

"I kam kërkuar atij të më tregojë nëse epoka ime kishte përfunduar. Por, Peter Kohl më ka thënë se do të ma japë edhe një mundësi. Unë besoj ende në këtë”, vazhdoi Krasniqi.

Preferenca kryesore për ish-kampionin evropian të peshave të rënda është të ndeshet sërish me ukrainasin Dimitrenko. Si alternativa të tjera për Krasniqin janë përmendur Audley Harrison, Bakhov Denis apo Steffen Kretschmann.

Mirëpo, Krasniqi nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të boksuar edhe me vetë kampionin e botës në kategorinë WBC, ukrainasin Vitali Klitschko, i cili megjithatë për meçin e radhës ka zgjedhur një kundërshtar tjetër.

"I kam thënë atij (Klitschkos) se ka mundur të më zgjidhte mua për të boksuar, në vend të polakut Albert Sosnowski, për meçin e tij të 29 majit. Kjo do të ishte një betejë më e mirë për Gjermaninë”, vazhdoi Krasniqi.

Ai ka humbur në dy meçet e fundit, fillimisht në korrik të vitit 2007 nga amerikani Tony Thompson, e më pas nga ukrainasi Aleksandr Dimitrenko, në nëntor të vitit 2008. Për këtë, Krasniqi nuk dëshiron ta përfundojë karrierën me disfatë. "Unë nuk ndalem me këto dy humbje”, nënvizoi ai.

Fansat e tij shpesh pyesin për të ardhmen dhe dëshirojnë që ta shohin kampionin e tyre duke e përfunduar karrierën pozitivisht. "E di se këtë mund ta bëj”, përfundoi Luan Krasniqi.

Në karrierën profesioniste, 38-vjeçari nga Juniku ka fituar 30 nga 35 meçet e tij. Ai pritej të rikthehej në fund të vitit të kaluar, por një lëndim i nyjës së këmbës ia pamundësoi këtë.
Kategoria: Sport | Shikuar: 336 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/2
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free