Main » 2011 » Tetor » 27 » Isi Topçiu: Në 'Miss Bota' do t’i përfaqësoj gjithë shqiptarët!
8:33 AM
Isi Topçiu: Në 'Miss Bota' do t’i përfaqësoj gjithë shqiptarët!
Është përfaqësuesja e vetme shqiptare që do marrë pjesë në "Miss World
2011”, që do të mbahet më 6 nëntor në Londër. Meqë Kosova ende nuk e ka
të drejtën për dërgimin e bukurosheve në këtë spektakël, 18-vjeçarja
shtatlartë nga Tirana, e cila prej fëmijërie jeton në Itali, thotë se do
të bëjë të pamundurën që t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët në këtë
konkurs.
Isi, cili ishte arsyeja që ju vizituat Kosovën? Ishte
hera e parë që shkoja atje, jam e lindur në Tiranë dhe prej 17 vitesh
jetoj në Itali. Nëna ime është me prejardhje nga Mali i Zi, kurse babai
nga Kruja.
Kemi shumë miq dhe farefis në Kosovë. Një tjetër arsye që
vizitova Kosovën, ishte dhe mikesha ime Diana Gashi, me të cilën u
njohëm gjatë spektaklit "Miss & Mister Albania 2011”, dhe vazhdojmë
ta ruajmë shoqërinë.Ka qenë evenimenti i parë që ke marrë pjesë? Që
në fëmijëri kam filluar si modele në Itali. Në Milano kam ndjekur një
kurs modelimi. Gjatësia ime dhe përmasat trupore bënë që të bie në sy të
organizatorëve të sfilatave, të cilët më ftuan të reklamoja për ta. Po
ashtu kam pasur një eksperiencë të mirë edhe në Nju Jork, ku me ftesë të
Fadil Berishës arrita të reklamoj për Sheri Hill, ndërkohë para një
viti më është bërë ftesë nga Vera Grabocka për të marrë pjesë në "Miss
& Mister Albania 2010”, ku dola shoqëruesja e dytë e misit, si dhe
fitova çmimin "Miss TopModel”, por kam performuar edhe në një këngë
italiane.
Ke prirje edhe për muzikë?
Prej
moshës 5-vjeçare, kam marrë leksione private për piano. Pas disa vitesh
fillova leksionet e kitarës. Më pëlqen shumë muzika, është një nga
gjërat pa të cilat nuk do të kisha jetuar.
Më shumë ju njohin si modele apo si mis?
Më shumë më njohin si modele por së fundi edhe si mis.
Po ju çfarë pëlqeni më shumë?
Më pëlqejnë sfilatat, sepse ky është pasioni im, të cilin e kultivoj nga fëmijëria.
Ku e shihni veten në të ardhmen, në çfarë profesioni?
Aktualisht
jam në shkollë të mesme të ekonomisë, ndërsa më pëlqen të studioj
psikologjinë kriminalistike. Për mua primar është shkollimi, modelimin e
dua, por do të mbetet gjithmonë vetëm hobi.
Muajin
që vjen, do të përfaqësoni Shqipërinë në "Miss World 2011”. Kosova nuk
merr pjesë në këtë spektakël, a do të përfaqësoni gjithë shqiptarinë
atje?
Në prill të këtij viti më ka bërë ftesë regjisorja
Vera Grabocka, që ta përfaqësoj Shqipërinë në spektaklin më të madh të
bukurisë "Miss World”, që do mbahet në Londër. Pranova me kënaqësi dhe e
kam marrë si obligim, që t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët sa më
denjësisht në këtë spektakël. Është rast i rëndësishëm për mua dhe
karrierën time, i cili vjen vetëm një herë në jetë.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!