Main » 2011 » Nëntor » 1 » Jeta e Inis Gjonit pas vrasjes së Arjan Selimit!!
11:05 PM
Jeta e Inis Gjonit pas vrasjes së Arjan Selimit!!
Po mbushet gati një muaj nga vrasja e Arjan Selimit, njërit prej
personazheve më të mediatizuar, kjo edhe për faktin se ishte partneri i
showgirl-it të njohur, Inis Gjoni. Kishte vetëm pak muaj që kishte dalë
nga burgu, pak muaj që shijonte lirinë e tij, pak muaj që rrinte
fizikisht më Inis Gjonin.
Ndërkohë që virtualisht kishin ndenjur për
vite me radhë, pak muaj që kishin ngjizur fëmijën e tyre dhe ëndrra iu
pre në mes, pas një krimi makabër që i mori jetën poshtë pallatit, ku
jetonte dhe që sot, pas një muaji, mbetet ende pa autor.
Por, si po vazhdon jeta e Inis Gjonit pas humbjes së partnerit të saj?
Ajo është rreth muajit të shtatë të shtatzënisë, kohë kur edhe në kushte
fare normale, një grua ka nevojë të ndihmohet nga të tjerë, por kësaj i
shtohet edhe dhimbja e madhe për humbjen e njeriut të dashur dhe babait
të vajzës së saj, gjë që e bën edhe më të domosdoshme praninë e të
afërmve. Miqtë e saj na rrëfejnë se Inisi po jeton në shtëpinë e së motrës,
Ingrid Gjonit, e cila siç dihet prej vitesh, jeton vetëm në një shtëpi
të saj tek Komuna e Parisit, shumë afër me shtëpinë e dy motrave, njëra
prej të cilave e martuar dhe me dy vajza. Inisi, edhe pse e ka shtëpinë
shumë afër motrave të saj, nuk ka ndenjur aty, por është vendosur tek e
motra, e cila edhe kujdeset për të gjithë kohën. Gjithashtu edhe miqtë e
saj apo të Arjanit vijnë dhe e takojnë te shtëpia e Ingridit. Ndërkohë,
Inisi po rregullon disa gjëra në shtëpinë e saj, e cila ka nevojë për
disa përshtatje para se të vijë bebja në jetë.
Miqtë tregojnë se Ingridi ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj
artistike, ku në axhendë këto kohë ka pasur mjaft koncerte brenda dhe
jashtë dhe këtë e ka bërë për t’i qëndruar motrës afër. Jo vetëm Inisi,
por edhe Ingridi i kanë shumë të kufizuara daljet, kryesisht për punë të
rëndësishme, ndërkojë që Ingridi nuk shihet më në baret që frekuentonte
dikur me miqtë e saj. E gjithë kjo është një situatë më se e
kuptueshme, sepse motra dihet që është një njeri shumë i afërt dhe kush
më mirë se ajo mund t’i qëndronte afër në momente kaq të vështira. Ne i
urojmë Inisit një shtatzëni të mbarë dhe një lindje të lehtë.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!