Jetmiri: Lekët e fituara në "BB" do t'i harxhoj për një OJQ! - 5 July 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E hënë, 2012-05-21, 0:08 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 4
Vizitor: 4
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.237

Main » 2010 » Korrik » 5 » Jetmiri: Lekët e fituara në "BB" do t'i harxhoj për një OJQ!
12:14 PM
Jetmiri: Lekët e fituara në "BB" do t'i harxhoj për një OJQ!
Jetmiri i Big Brother ! www.besniku.tkFutja e tij në "Big Brother" ka lindur si shaka, por 100 milionët e fituara nga ky reality-show nuk ishin shaka për të. Jetmir Salija, djali nga Vlora, fituesi i edicionit të tretë të "BB" doli më se i fituar nga ky edicion.
 
Përveç shumës së lekëve, ai fitoi dhe dashurinë e një prej konkurrenteve të tjera në atë shtëpi, Rezartës. Tani pas pak muajsh që e gjithë kjo aventurë ka përfunduar, Jetmiri po gjen qetësinë dhe po shijon famën në qytetin e tij të lindjes, Vlorë.
 
Gjatë qëndrimit në më shumë se 3 muaj në atë shtëpi, ai tregoi, inteligjencë, shkathtësi, duke bërë që pjesa më e madhe e banorëve në shtëpi të mos e "durojnë", ndërsa pjesa më e madhe e publikut e votoi për ta shpallur fitues.Ishin të shumtë ata që dyshuan se lidhja e Jetmirit me Rezartën ishte vetëm për shou, por jo, Jetmiri pohon se dashuria e tyre është forcuar edhe më shumë me daljen nga shtëpia, duke treguar se Rrezarta është gjysma tjetër e tij.
 
Të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë do të bëjë Jetmiri me shumën e parave të fituara, ai pohon se do bëjë diçka ndryshe, në të mirë të të gjithëve, ndoshta të krijojë një OJQ, ai premton se do të mbledhë pranë vetes qindra të rinj, por për detaje të tjera është ende herët për të folur.

Tre muaj i mbyllur në një shtëpi me njerëz të ndryshëm dhe del që andej me 100 milionë lekë të fituara. Si ishte për ju kjo eksperiencë Jetmir?

Do thosha 4 muaj, gjithsesi ishte eksperienca më e lodhshme, më stresuese dhe më pasionale në jetën time.

Sa kohë përpara e kishit menduar që do ishit pjesë e "Big Brother", dhe pse menduat të futeshit në këtë reality-show?

Nuk e kisha menduar kurrë, me thënë të drejtën, lindi si një shaka, si një lojë mes meje dhe miqve të mi. Unë nuk e kam ndjekur kurrë "Big Brother" më parë dhe duke bërë lojëra fjalësh me miqtë e mi u zotova që unë mund të shkoja dhe ta fitoja "Big Brother". Kështu lindi kjo aventurë, falë një aplikimi në web, diku te data 26 dhjetor bëra intervistën time të parë.

Jetmir, në atë shtëpi ishit i vetmi që të paktën të jepnit përshtypjen që ishit futur me qëllime të caktuara, sa e vërtetë është kjo?

Është e vërtetë, unë kam shumë vite që jetoj jashtë dhe kam ndjekur me vëmendjen e një nacionalisti dhe patrioti të flaktë çdo zhvillim në jetën shoqërore dhe politike shqiptare. Unë kisha një dëshirë dhe dëshira ime ishte të kujtoja dhe të vija në dukje me personazhin tim, jo vetëm një djalë të ri shqiptar, por mbi të gjitha të ngrija zërin në mënyra shpeshherë të pakuptueshme nga disa duke personifikuar te imazhi im shoqërinë shqiptare. Shpeshherë simbolizmat që unë kam përdorur i përkisnin anomalive që karakterizojnë shqiptarët dhe Shqipërinë e shekullit XXI.

Ishit i papëlqyer nga njerëzit e shtëpisë dhe i dashur për publikun, si e shpjegoni ju këtë?

Nuk prisja që askush nga garuesit të më kishte për zemër, e aq më pak të ishte një dashamirës i imi, për sa i përket publikut, ata patën vullnetin forcën dhe dëshirën për të më dashur, mbështetur e mbi të gjitha adhuruar.
Pse e përmendnit shpesh faktin që ishit "mostër", sa "mostër" është Jetmiri realisht?

Fjala "mostër" është një thirrje me përkëdheli ndaj vetës, të jesh mostër për mua je një njeri i shkathët, i zgjuar dhe simpatik, prandaj përkufizimi im është thjesht modesti, përulje, të dyja karakteristika që u përkasin njerëzve të mëdhenj.

Çfarë mësuat ju nga "Big Brother"?

"Big Brother" i parë në kontekstin e një loje është një reality që po apasionon miliona, për mos të thënë miliarda njerëz në gjithë globin, por unë e shikoj në kontekstin e një eksperimenti me njeriun, pasi "Big Brother" lindi si një eksperiment në ish-Bashkimin Sovjetik. Ka një pjesë thelbësore në tërësinë e këtij eksperimenti vënia në trysni e individit në kushte dhe rrethana krejtësisht të ndryshme nga realiteti, ku individi përjeton emocione të forta. Racionaliteti dhe mendimi fokusohen shpeshherë në mënyrë të pavullnetshme dhe bëjnë të mundur që individi shpeshherë të karakterizohet nga luhatje të forta emocionale. Për më tepër, shpresoj të shkruaj një libër dedikuar "Big Brother".

Keni bërë miq në atë shtëpi?

Fjala mik është një fjalë magjike për ne popullin shqiptar, por mua më duhet të them që Erionin dhe Bertinën i kam shokë të mirë.

Si ju priti Vlora, kur u kthyet në atë qytet?

E thënë me pak fjalë, jam vëllai i të gjithëve, fëmija i të gjithë vlonjatëve dhe shoku i të gjithë rinisë vlonjate.

Nga një njeri i panjohur që ecte në rrugë më parë, tani kur të shohin, besoj se të gjithë kthejnë kokën, si ju duket kjo gjë, ju bezdis?

Aspak, unë jam ky që jam fal këtij populli, këtyre njerëzve dhe u jam borxhli për gjithçka kanë bërë për mua.

Cili është komplimenti më i bukur që iu kanë thënë pas daljes nga shtëpia?

Të duam kryeministër...

Gjatë qëndrimit tuaj në shtëpi, faqet e gazetave kanë shkruar se ju kishit ikur nga Italia, pasi ju ndiqte policia, sa e vërtetë është kjo?

Spekulimet mediatike dhe dezinformimi, apo përbërja e lajmit për të bërë shitje, është një praktikë që shpesh përdoret nga mediat shqiptare.

Çfarë do bëhet tani me studimet tuaja në Itali?
Diplomohem së shpejti.

Po Rezarta, çfarë ishte për ju në atë shtëpi dhe çfarë është tani pas daljes nga "BB"?

Rezarta ka qenë dhe është gjysma ime tjetër.

Çfarë po bëni me çmimin që fituat, keni menduar ku do t'i shpenzoni ato lekë?

Jam i predispozuar që ato lekë t'i harxhoj për një kauzë më të madhe, dua të mbledh rreth vetes të gjithë ata të rinj shqiptarë që ndihen të braktisur apo të sfrustruar nga sistemi politik shqiptar. Ndoshta një OJQ
Kategoria: BigBrother Albania | Shikuar: 408 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/2
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 0

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Korrik 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free