Estrada shqiptare tashmë është mbushur me këngëtare të reja.
Disa dinë të këndojnë e disa janë më shumë seksi sesa ia thonë këngës.
Revista "Albaniac” ka bërë një përzgjedhje të 10 top këngëtarëve më
seksi në të gjitha trojet shqiptare.
Përzgjedhja është bërë me anë të një sondazhi online. Por, investimi i
dafinës në gjoks ka qenë me mend pasi që asaj i takon epiteti më seksi
për vitin 2011. Më poshtë po sjellim 10 këngëtarët që janë paraqitur më
seksi në klipe, foto-sesione gjatë këtij viti që po lëmë pas.
1. Dafina Zeqiri-Në fillim të vitit Daffy nuk ishte dukur shumë në media. Ajo ishte
bërë operacion dhe kishte rritur gjoksin. Por, pasi u shërua nuk u ndal
së investuari në bukuri dhe për t’u dukur seksi. Dhe mundi i saj është
shpaguar pasi që këngëtarja me stilin e saj ka arritur të joshë shumë
meshkujt. Edhe vallëzimi i saj është shumë hot. Mos ishte kjo arsye pse
ajo u konsiderua këngëtarja më seksi!
2. Rita Ora
Ende pa publikuar këngën e saj të parë, Rita bëri të flitet për të në
të gjitha mediat botërore dhe vendore. Si të mos përflitet përderisa
atë e shohim në fotografi me Jay – Z dhe me Beyonce. Tash asaj i është
vënë pas edhe Rob Kardashian, vëllai i Kim Kardashian. Ndoshta është
dashur të jetë e para në këtë listë sepse të gjithë e vlerësojnë
bukurinë e saj. Megjithatë, edhe pozita e dytë nuk është e keqe për
Ritën.
3. Genta Ismajli
Sa herë që vjen puna për të përzgjedhur këngëtaret më seksi të vitit,
Genta Ismajli është në krye të top-listës. Por, problemi me Gentën
është se…këngëtarja nuk po punon shumë dhe shpesh paraqitet e njëjtë në
skenë. Madje, ajo ka qenë e kritikuar se nuk po i ndërron as fustanet.
Por, prapëseprapë Genta është "hot” dhe konsiderohet si Jennifer Lopez
në estradën tonë. Edhe e imiton shpesh Jenniferin.
4. Anxhelina Hadergjonaj
I mjaftoi vetëm një video Anxhelinës për t’u bërë e njohur për
publikun shqiptar. E ëmbël, simpatike, e talentuar, ajo filloi të
shikohej si një prej talenteve më premtuese në tregun muzikor vendas.
Por, këtu nuk duhet harruar edhe mbështetjen e familjes, që i japin
prioritet asaj më shumë se vetës. Por, Amerika seç e ka zbukuruar këtë
vajzë. Anxhelina, çfarë recete të bukurisë të dhanë amerikanët?
5. Afërdita Dreshaj
Duket se Afërditës, kur i vunë emrin e perëndeshës së bukurisë,
gjithashtu i shkruan edhe fatin e saj me çfarë do të merret. Për
bukurinë e saj kanë folur ekspertët e Miss Universe. Por, pasi që është
seksi, nuk ka mundur të mos këndojë sepse kështu bëjnë bukuroshet tona.
Për këtë vit mbeti e pesta. Nejse, numri pesë nuk është i keq.
6. Zajmina Vasjari
Nëse nuk e keni parë me dhjeta herë videon "Po ta dija” të Zajmina
Vasjarit, sigurisht që gënjeni. Jo për vlerat e këngës, por më tepër për
pamjen seksi të Zajminës. Kjo këngëtare është edhe ekstravagante – edhe
pse e tepron me zhveshje. Por, që është e bukur, është. Pos kësaj,
vallëzon edhe seksi. Këtë vit ajo mbeti te video që thamë, por vitin
tjetër Zajmina sigurisht do të ngrohë zemrat tona.
7. Nora Istrefi
Pas një viti heshtjeje e të mbushur me thashetheme, Nora Istrefi u
rikthye në formën e saj më të mirë. Hit pas hiti, bashkëpunime të
suksesshme dhe më seksi se kurrë, për pak na bëri të harrojmë se Nora po
mbush më se dhjetë vjet në krye të estradës shqiptare. Aq seksi është
shfaqur këngëtarja këtë vit, saqë po të shkoni videon e "As ni zo”,
mbeteni pa tekst.
8. Kristine Elezaj
Kjo çikë do të jetë emri i dytë pas Ritës, që do ta nxehë skenën e
muzikës ndërkombëtare. Bionde, më shumë ngjason me amerikane dhe shpesh e
përziejnë me Lady GaGa-n, por përfundimisht kur është puna e të qenit
seksi, Kristina e lë pas me kilometra GaGan. Mjafton ta shikoni videon
"Warpath” dhe të shikoni se çfarë "cope” është kjo gocë.
9-Rezarta Shkurta
Dalëngadalë, Rezarta u shndërrua nga një vajzë të bukur me këngë
interesante, fotografi të bukura, por edhe paraqitje të mirë skene. E
vetmja dobësi e saj janë këmbët e saj si "shtapiqa” dhe grindjet e saj
më këngëtare të tjera. Megjithatë, ka meshkuj që adhurojnë tipa të
këtillë të femrave dhe Rezarta është futur në këtë listë.
10. Adelina Tahiri
Kjo çikë edhe mund t’ju boksojë apo t’ju rrahë sepse kështu paraqitet
në spote të saj. Megjithatë, ajo ka arritur që shumëkujt t’ia thyejë
zemrën. Madje po thuhet se Loriku që nga ndarja prej saj nuk po di të
kthehet në formë. S’ka faj, Adelina është yll fare. Seksi, për me tepër
biondinë, kjo i bën djemtë që të ëndërrojnë për të. Tash edhe beqare,
kush e di se në duart e kujt do të përfundojë kjo princeshë?! |