Main » 2010 » Gusht » 9 » Kinë, vjen autobusi që kalon mbi makinat!
3:00 PM
Kinë, vjen autobusi që kalon mbi makinat!
Cudia e fundit për të zgjidhur problemin e mbipopullimit të rrugëve nga automjetet e shumta vjen nga Kina e largët.
Sipas ueb sajtit teknologjik "Engadget”, së shpejti në vendin aziatik
do të nisë përdorimi i një autobusi gjigand, i cili do të lëvizë përmes
elektricitetit dhe që do të kalojë dy metra sipër makinave.
I prezantuar në maj nga një kompani lokale me rastin e panairit të
13-të të teknologjisë në Pekin, autobusi-galeri do të jetë pothuajse 5
metra i lartë, 6 metra i gjerë dhe me dy nivele.
Kështu, pasagjerët do të ngjiten në katin e sipërm, ndërsa automjetet do të kalojnë poshtë, njësoj si një tunel lëvizës.
Athua kur do te jete ky lloj komunikacioni me autobuse te tekonologjise se larte ne Tirane apo Prishtine?!! Isa Mustafa dhe Edi Rama do ta bejne kete "revulucion" ne Kosove dhe Shqiperi:P (shaka) Mendoni mire dhe ju lutem komentoni me poshte!!
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!