 Vera e Erionit këtë herë është ndryshe nga gjithë të tjerat. Jo vetëm se ai është i famshëm, por edhe sepse çdo fundjavë për të është ndryshe. Nën shoqërinë e Bertinës, lidhja me të cilën, ndryshe nga "gojët e liga", vazhdon të shkojë për mrekulli dhe të miqve të tij ai është fotografuar në një lokal, këtë herë jo duke kërcyer, por duke përgatitur kokteje.
Dhe ku nuk të shkon mendja, se këta që bëhen të famshëm në pjesën më të madhe të herëve fillojnë punë menaxher pabesh e lokalësh... Po Erioni? Në e pyetëm atë mos kishte filluar të bënte baristin...
Erioni pohoi se në këto foto është në lokalin e miqve të vet dhe është futur në banak vetëm për qejf. Në fakt, nuk është nisur për të bërë kokteje, ka shkuar aty për tu argëtuar si përherë, por e ka rrëmbyer situata dhe pse jo, ka bërë dhe kokteje "alla Erioni". E para do ta ketë shijuar Bertina dhe më pas ata që kanë dashur.
Që kur kanë dalë nga "BB3", çifti simpatik ka qenë vazhdimisht i vëzhguar dhe i dashur nga publiku. Sipas tyre, tashmë ata po kalojnë ditë të bukura me njeri-tjetrin, edhe pse këto të kufizuara vetëm në fundjavë, për shkak të punës që ka Bertina. Ndërsa Erioni po shijon pushimet në kuptimin e vërtetë të fjalës. Deri më tani kanë vizituar jugun e Shqipërisë, Vlorën, por jo vetëm, ku kanë qenë të mirëpritur nga Jetmiri dhe një fundjavë tjetër në Kosovë, e cila dhe kjo ka qenë shumë impenjative për çiftin, pasi dhe aty janë kërkuar për intervista dhe takim me fansat.
|