 Ka mjaftuar një deklaratë e sinqertë e një prej personazheve në një reality shoë për prirjet e tij seksuale dhe në rrugët e Lezhës ka shpërthyer reagim i fortë racist si asnjëherë tjetër në Shqipëri.
Pasditen e së premtes dhjetëra adoleshentë e djem të rinj kane harruar për disa caste liritë dhe të drejtat e njeriut dhe marshuan nëpër rrugët kryesore të Lezhës duke përsëritur thirrjet raciste ndaj homoseksualizmit që u pranua publikisht nga personazhi në fjalë.
Thirrjet raciste kanë shkuar deri në atë pikë sa protestuesit kanë mohuar madje dhe orgjinën e Klodit, me arsyetimin se djemtë e Lezhës apo shqiptarët nuk kanë të tillë moral.
"Nuk është nga Lezha e as nga Shqipëria ai, ka ardhur i dëmuar në Lezhë ai nuk është lezhian. Nuk mund ti themi lezhian një njeriu të tillë ”
Për disa minuta i gjithë Bulevardi Gjergj Fishta ishte bllokuar nga protestuesit, të cilët tërhiqnin dhe vëmendjen e banorëve të tjerë të qytetit që në fakt preferuan të mbanin qëndrim disi më të heshtur ndaj kësaj historie.
Ky shpërthim racist vjen pak kohë pas miratimit të ligjit të aprovuar nga Kuvendi i Shqipërisë që mbron, mes të tjerave dhe të drejtat e personave me prirje të ndryshme seksuale. Ligji i debatuar gjatë dhe në median shqiptare, ka pasur shpesh herë kundërshtime të forta sidomos sa i përket të drejtave të homoseksualëve. |