Lidhja me politikan, një miksim i lezetshëm!! [Plus Foto] - 9 July 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E hënë, 2012-05-21, 0:20 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 5
Vizitor: 5
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.240

Main » 2010 » Korrik » 9 » Lidhja me politikan, një miksim i lezetshëm!! [Plus Foto]
10:57 PM
Lidhja me politikan, një miksim i lezetshëm!! [Plus Foto]
Soni Malaj ! www.besniku.tkSoni Malaj është një ndër ato këngëtaret që emocionojnë sa herë që shfaqen. Ishte kënga "Të dua ty” një baladë e ngrohtë, klasike, brenda së cilës gjallonte një dashuri romantike, që e solli në ekran një Soni që kurrë më parë nuk e kishim parë të tillë.
 
Është e bukur, e ëmbël, ka një zë të bukur, këngë po të tilla dhe natyrisht, ka me mijëra adhurues, gjithandej...Ju në tregun muzikor keni krijuar një "imazh” të mirë. Në të vërtetë, sa përputhet kjo me atë çka ju jeni duke u përballur?

Imazhet e këngëtareve lëvrojnë profesional dhe joprofesional. Mendoj se në këtë profesional përfshihet edhe kjo ‘e mirë’. Shpresoj të kam krijuar një imazh të mirë dhe kjo është e transmetuar nga këngët e mia që janë bërë hite. Me këngën unë kam bërë një kompakt dhe njerëzit, më vlerësojnë, më duan, i këndojnë këngët e mia, i vlerësojnë cilësitë e mia . Kjo bën që unë të kem 14 vjet karrierë që po qëndroj dhe nuk kam pauzuar asnjëherë.

Cila është strategjia juaj për të rënë më shumë në sy kundrejt këngëtarëve të tjerë?

Secili këngëtar tenton të veçohet nga tjetri me anë të këngëve, stilit dhe ‘look’-ut. Unë jam një vokal ‘soul’, kam lëvruar këngë të kësaj natyre, me baladat apo te këngët ritmike kam futur këtë element timin, por pa e lënë se fillim të krijimeve të mia unë kam pasur këngë turbo-folk, pop.

Ju thatë që mundohesh të jesh vetvetja. Cila është "vetja” juaj?

Këngëtaret në skenë luajnë një personazh, pak a shumë. Vet imazhi im dinamik në skenë, ajo që unë kam kërkuar të përfundoj skenën, e jo skena mua, ka bërë të dalë një Soni shumë e sigurt, dominuese. Megjithatë kam shpalosur një karakter goxha të fortë në skenë. Në realitet, jam një vajzë normale si gjithë të tjerat, kam ëndrrat e moshës. Por, e vetmja gjë e përbashkët është se ato karaktere që i kam në skenë, i kam edhe në jetën e përditshme.

Them, në jetën e përditshme unë eci me qëndrime dhe punoj gjatë tërë kohës që të arrij atë. Dmth., unë nuk ngrihem në mëngjes dhe të them po dal për një kafe sot. Ok, çka do të bëj unë tani... Jo, dita ime, jeta ime nuk vërtitet kështu. Synimi im kur i jam futur kësaj rruge është që emri im të mbetet sa më gjatë në skenë, që me kalimin e kohës këngëtarët e rinj të këndojnë këngët e mia . Pak a shumë, përkufizimi i divës është ky, jam nisur duke parë divat të tjerë të muzikës shqiptare. Kështu që, unë kur ngrihem në mëngjes, punoj me vokalin tim për kanto, bëj palestër, ndjek një lloj regjimi, lexoj, dmth., i bëj të gjitha ato gjëra që i duhen kompletimit të personalitetit tim muzikor.

Cilat janë ato elemente që ju do të donit t’i ndërthurni me këngët tuaja, me qëllim që të dallohet nga përmbledhjet muzikore të këngëtarëve të tjerë?

Në radhë të parë, së pari mundohem të gjej këngë që i përshtaten vokalit tim. Dhe, gjithmonë jam munduar që unë të miksoj në këngët e mia ritmin e fortë dhe ëmbëlsinë e vokalit tim. Në çfarëdo lloj kënge mundohem të tregoj që kam vlera si këngëtare.

Soni Malaj ! www.besniku.tkKeni jetë personale në këngët tua?

E vetmja, këngë pak a shumë personale e imja ka qenë kënga "E vogla”, sepse njerëzit kur më shikonin në skenë thonin... është e gjatë, është ku ta di unë, bu,bu,bu, kjo të vret...hahaha. Te kënga "E vogla”, unë e kam bërë që jam pak e vogël dhe nuk jam aq e gjatë sa dukem në skenë, nuk jam e mbushur aq sa dua unë, goxha e imët dhe jam ‘llasticë’...hhhah.
 
Njeriu zotëron veç të bukurës së jashtme edhe atë të shpirtit. Me çfarë do ta krahasonit bukurinë e shpirtit tuaj?

Nuk e di nëse bukuria e shpirtit do të krahasoj me ndonjë gjë tjetër, them personalisht. Aq më shumë që ka virtyte njeriu, aq më mirë është për të dhe për ambientin që e rrethon dhe për të tjerët që e rrethojnë. Bukuria e jashtme është një natyrë që na ka dhuruar Zoti, prindërit.

Çfarë e vret atë më së shumti? A mund të na e ilustroni me një rast konkret?

Janë këto fenomenet e jashtme, kur njeriu është i bukur në shpirt dhe kur vijnë kohët kur përplaset me njerëzit që duan ta vrasin atë bukuri, dmth përballet me fenomene negative. Atëherë, këto fenomene janë goxha të shpeshta, dashtë e pa dashtë, njeriu transformohet sipas ambientit. Sado të jesh zemërgjerë, kur të tjerët përfitojnë mbi ty, duan të të godasin, të kanë inat, atëherë edhe njeriu bëhet i keq, por kjo për shkak të ambientit që të vihet në mbrojtje gjithmonë...Këto janë fenomenet e jashtme që njeriun e konservojnë.

Më thoni komplimentin që jua shprehin më shumë adhuruesit tuaj!

Më thonë ke zë të bukur, më frymëzojnë. Një gjë që unë pëlqej, në të vërtetë që ndihem me fat është se unë kam shumë adhurues të verbër, që nuk më kanë parë kurrë, që nuk dinë se si jam nga paraqitja. Thjeshtë, frymëzohen nga zëri im, këngët e mia.

Përveç këndimit, natyrisht, nevojitet edhe ngritja intelektuale. Cili është niveli i shkollimit tuaj?

Unë kam përfunduar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, por kam bërë universitetin për gjuhën franceze, për përkthim, një degë shumë, shumë e bukur, por kërkon shumë përkushtim, sepse të jesh përkthyese në gjyqe, konferenca apo në ambient tjera politike e ku e di unë. kërkon goxha përkushtim. Mua më ka ndihmuar shumë veshi i muzikor për të arritur në gjuhën e frëngjishtes në universitet, ajo është një plus në jetën time, por që muzika mbetet primare.

Po ti ke menduar ndonjëherë të bëhesh politikane?

Absolutisht jo, politikën e marr si diçka shumë të vështirë. Unë jam muzikante, dmth., muzikantët kanë një shpirt krejt ndryshe, nuk e kanë atë shpirt kaq luftarak, ne jetojmë me pasione, me dashuri në muzikë, jemi goxha më paqësorë, ndërsa politikanët janë më luftarak, luftojnë për një ideal, për diçka më të madhe.

Mendon se do të të shkonte mbarë lidhja me një politikan?

Auu buu, nuk e di, të them të vërtetën. Ndoshta do të ishte një miksim i lezetshëm se do e qetësoja në darkë, do i këndoja...ahhhaa.

Po ngacmime nga ndonjë politikan ke pasur?

Jo, jo, jo. Vetë natyra ime nuk i lejon që ata të shkojnë më tutje. Puna është që edhe politikanët njerëz janë dhe...

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo...?

Jooo, e konsideroj seksuale.
 
Ç’pjesë të trupit s’do doje ta prekte "plakja”?

Uaaa, unë do të dëshiroja të mos më prekte fare ...

Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?

Veshja e preferuar për mbrëmje do të ishte një fustan i ngushtë deri të gjuri, as të zbulon shumë gjëra, por edhe të njëjtën kohë të tregon edhe linjat e trupit.

Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?

Do t’i qetësoj, sepse sapo t’i hap sytë, menjëherë unë filloj e këndoj. Atëherë, unë e kuptoj se, prandaj, kjo nuk ka asnjë dyshim se unë nuk do të bëhesha këngëtare.

Çfarë jeni në gjendje të bëni për dashurinë?

Unë bëja shumë gjëra për dashurinë, i bëj me kokë, dmth pa anashkaluar logjikën. Nga eksperienca e jetës sime është më mirë që të mos jesh më shumë se e dyzuar..çka t’më japi…do jap.

Është Soni po kaq e kënaqur dhe me jetën e saj private?

Unë jam e kënaqur shumë me jetën time, sepse e kam një familje që më jep shumë dashuri, kam hapësirën që më ecën shumë mirë dhe…jam mirë, jam mirë.

Po me çfarë i bën për vete, meshkujt atëherë?

Unë nuk e di, meshkujt...varet se ku më njohin. Në Shqipëri mua më njohin më shumë nga ekrani dhe mendoj që ndikohen nga kjo, nga personazhi, ku di unë...

Si të afrohen, apo ta themi troç, si ju gjuajnë?

Në të vërtetë, s’kanë shanse të më gjuajnë, unë jam shumë e kufizuar, jam o në shtëpi, o në studio, o në palestër. Dmth kanë shumë pak shanse që meshkujt të më takojnë mua. Edhe kur jam në koncerte, unë jam e shoqëruar nga familjarët e mi.

Ç’pjesë të trupit shikon në fillim te një mashkull?

Duart.

Defekti i meshkujve të sotëm sipas teje, cili është?

Egoizmi.

Cili është çelësi i suksesit në marrëdhënie me meshkujt?

Të tregohesh se je shumë inteligjente, të mos të marrin për budallaqe, të mos lësh të përfitojnë nga ty.

Çfarë mbeti pa thënë?

Mbeti pa thënë që unë i falënderoj gjithë fansat e mi që më kanë mbështetur gjithë këto vite, do të doja nga ata një lloj mirëkuptimi që edhe nëse bëjmë gabime na karrierë. Ne artistët në Shqipëri, çdo gjë e bëjmë vet, realisht bëjmë edhe gabime. Po, shpresoj të kemi mësuar nga gabimet në vite dhe dua t’ju sjelli materiale të mira muzikore, ashtu edhe mua si personazh, sepse të rinjtë shikojnë personazhet deri diku edhe si idhuj, marrin shtytë nga ato personazhe. Unë mendoj që na dëgjojnë dhe ne duhet të japim shembull shumë të mirë.
Kategoria: VIP | Shikuar: 407 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 0

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Korrik 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free