Po të "rrëmosh” nëpër kodet civile të vendeve të ndryshme të botës,
gjen ligje nga më të cuditshmet, nga më absurdet, por edhe nga ato nga
më të drejtat, që shpesh kanë qëllimin të të bëjnë të ndjehesh më tepër
njeri.
Sipas "The Times”, ja një listë sanksionesh e ligjesh të disa
vendeve nëpër botë, që po nuk i zbatove, paguan me pará, ose me liri. Keto jane ligjet nga me te çuditeshmet ne bote dhe po ashtu edhe qesharake!
:- FRANCË: Ndalohet me ligj që ndonjë derr të quhet Napoleon.- ANGLI: Ndalohet ngarja e një taksie, nëse je i sëmurë me kolerën.- VERMONT: Gratë që duan të vënë dhëmbë fallco, duhet të kërkojnë nga burrat leje me shkrim.- ALABAMA: Nuk lejohet ngarja e makinës me sy të fashuar.- FLORIDA: Femrat nuk duhet të bëjnë parashutizëm të dielave.- KANADA: Nuk mund të përdorësh më shumë se 25 monedha 1-qindarkëshe, gjatë një blerje.- JAPONI: Ilace me përbërje Pseudofedrine, ilace kundër alergjive dhe
sinozitit, që në vendet europiane jepen pa recetë, ndalohen me ligj.
- SINGAPOR: Gjobitesh nëse lë në gjëndje jo të mirë banjot publike, ose nëse hedh bishta cigaresh në rrugë.
- SUEDI: Gjobiten ose burgosen ata që shkojnë me prostituta, jo prostitutat.
- GJERMANI: Ndalohet mbajtja e kafshëve që konsiderohen të rrezikshme, si rotvailer apo pitbull.
- KAMBORXHIA: Ndalohet loja me pistoleta uji.
- TAILANDË: Ndalohen sharjet e fyerjet ne publik, kundër familjeve monarke.
- FINLANDË: Ndalohet të dëgjohet nga dikush tjetër thirrja e një
taksisti në radio. Nëse nuk është vetëm, taksisti e mbyll menjëherë
thirrjen. |