Çfarë s’po flitet e ç’nuk po shkruhet për Lorik Canën. Pas lidhjes
tejet të bujshme me këngëtaren Adelina Tahiri, të tjera histori janë
zbardhur së fundmi nga miq të afërt të futbollistit. Lorik Cana do të
fejohet me miss-in Arnita Beqiraj. Ky është thashethemi që prej javësh
qarkullon mes gjithë anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi, ku dy të përfolurit
bëjnë pjesë.
Sipas informacioneve, çifti i ri është njohur pikërisht gjatë
takimeve të Aleancës së drejtuar nga Kreshnik Spahiu, madje sipas
burimeve të Bluetooth të dy bashkë kanë këmbëngulur që të jenë bashkë
nëpër aktivitete.
Lorik Cana dhe Miss Albania 2010 janë parë gjithashtu
shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit tek "Qofte Gjakova”, që siç duket
është lokali i preferuar i futbollistit kur vjen në Tiranë, ku dhe kanë
shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin. Siç thonë miq të afërt të futbollistit sa herë ka grumbullime me
Kombëtaren Cana i përkushtohet vetëm miss-it të tij. Të njëjtat burime
thonë se ai ka takuar edhe prindërit e bukuroshes për t’i dhënë një
karakter më serioz lidhjes së dashurisë. Siç flitet lidhja e çiftit ka
arritur në atë stad sa shumë shpejt mund të ndodhë edhe fejesa mes të
dyve, megjithëse për ta bërë këtë mungon vetëm shkëmbimi i nishaneve. |