Mania e quajtur “Facebook” - 6 April 2011 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E hënë, 2012-05-21, 0:28 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 4
Vizitor: 4
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.236

Main » 2011 » Prill » 6 » Mania e quajtur “Facebook”
4:33 PM
Mania e quajtur “Facebook”
VIP Shpija 2 LIVE www.besniku.tk Mania e quajtur Është kaq i papërmasë përdorimi i Facebook-ut saqë argëtimi që vjen duket se të hipnotizon. Nëpërmjet kësaj faqeje të internetit mund të ritakohesh me miqtë e fëmijërisë, mund të ruash lidhje të largëta,
 
të informohesh mbi shkolla apo profile mediatike. Komentet dhe fotot e përdorura në këtë faqe janë pjesa më e veçantë që duket se i mban të gjithë kaq të lidhur e besnikë.
Të rinjtë tanë janë shumë të dhënë pas Facebook-ut, madje disa prej tyre thonë ta kenë bërë pjesë të rutinës ditore. Festina Sejdiu është njëra ndër të shumtat e vajzave të reja, e cila kalon orë të tëra në Facebook."Facebook-u tanimë është në trend, thuajse çdo njeri ka adresë në këtë faqe. Kjo faqe e internetit është mënyra më e mirë për të kontaktuar, për t’i gjetur shoqërinë dhe të afërmit, por edhe të njihesh me shumë njerëz të tjerë, me të cilët mund edhe të miqësohesh”, thotë ajo.
Përveç kësaj me anë të Facebook-ut shumë të rinj kanë arritur të kenë edhe lidhje dashurie. Këtë e pohon edhe Vjollca Çitaku, prishtinasja e cila tani e 9 muaj vazhdon të mbajë lidhjen e saj të dashurisë.
"Është e vërtetë që me anë të internetit gjegjësisht në Facebook unë kam takuar princin e ëndrrave të mia, me të cilin jam tani e nëntë muaj. Të them të drejtën në fillim nuk kam menduar se do të gjej djaloshin tim në internet, por ja që ndodhi dhe jam shumë e lumtur”, thotë ajo. E dhënë pas Facebook-ut është edhe Valmira Sylejmani e cila përveç kontakteve me shoqërinë ajo arrin të zhvillojë edhe më shumë profesionin e saj të modelimit dhe të këngës.
"Facebook-u jo vetëm që më sjell argëtim me shoqërinë, në një mënyrë edhe më ndihmon të zhvilloj karrierën time të modelimit dhe këngës. Nëpërmjet kësaj faqeje të internetit unë kam arritur të marrë pjesë në disa koncerte, të njihem me shtëpitë e modës dhe kompani të fotografisë ku edhe jam bërë pjesë e tyre”, thekson ajo.
Lidhje të shumta në Facebook ka krijuar edhe i riu Bajram Bajrami, i cili këtë faqe të internetit e quan zbavitje dhe kënaqësi.
"Facebook më sjell kënaqësi, përveç kontakteve me shoqet dhe shokët unë jam njohur edhe me shumë miq të rinj. Tani në adresën time kam më se 600 persona dhe thuajse me të gjithë kam kontakte. Më pëlqen të kaloj kohën e lirë në Facebook, tani kam përshtypjen se nuk mund të rri pa të”, shton ai.
Facebook-u, aq i mirë por edhe i dëmshëm
Nëse do të bëhej një sondazh mbi numrin e personave që përdorin Facebook-un shifrat nuk do të ishin të konsiderueshme, por të pafundme. Sipas sociologut Arsim Rexhepi, do të ishte pohimi më real dhe i vërtetë një fakt për sa i përket Facebook-ut që ka pushtuar dëshirat e çdokujt.
"Pyetja e parë që bëhet mes dy miqve apo edhe të saponjohurve është "ke Facebook?. Sepse mania për të pasur sa më shumë miq e të njohur induktohet në mënyrën më të pandërgjegjshme nga kjo dritare. Facebook-u është dritarja që të krijon mënyrën më të thjeshtë për të pasur shokë e miq qofshin këta të njohur apo të panjohur. A ia vlen të rrish me orë të tëra përpara saj? Obsesioni që krijohet nga përdorimi i tij është kaq i madh dhe i pakuptueshëm sa që bën të mundur krijimin e një perdeje të verbër për të mos parë disavantazhet e tij. Orë të tëra të shpenzuara përpara tij të bëjnë të mos kuptosh rëndësinë e gjërave të tjera, të cilat janë më se të domosdoshme për t’u bërë. Varësia që krijohet, koha e humbur, që në fakt nuk ka aq peshë, janë rreziqe që na vijnë pa i kuptuar. Pamundësia për të kontrolluar të tjerët të cilët mund të vjedhin informacione personale, apo falsifikimi i profileve të rreme janë po ashtu anë të errëta të medaljes. Foto dhe komente vijnë pafund dhe privatësia që do të doje është brishtësuar. Facebook-u sjell kënaqësi, por krijon edhe probleme që të lodhin e të bëjnë të pyesësh ‘Ia vlen ta përdorësh kaq?’”, shprehet Rexhepi.
Pra Facebook-u sa i mirë por edhe i dëmshëm për pjesën dërmuese të njerëzve, mirëpo sido që të jetë duhet të dish edhe kohën e qëndrimit në të, e jo të humbësh orë të tëra pranë kompjuterit.
Kategoria: Teknologji | Shikuar: 239 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 0

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Prill 2011  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free