 Marieli vazhdon të përsërisë se është i kënaqur me finalen e "Big Brother”, me miqësitë dhe lidhjen me Mirjetën. Po vazhdon të shijojë i qetë popullaritetin që i ka dhënë ky show i madh dhe po njeh më mirë Mirjetën jashtë shtëpisë. Këto orët e fundit e ke përsëritur shpesh se e ndien veten fitues. Je i kënaqur edhe me finalen? Për mua qe kënaqësi që arrita deri në finale. Ndihem fitues edhe pse dola i katërti,
sepse fitorja ime kanë qenë të gjitha emocionet, personat e mrekullueshëm që kam njohur, të gjitha miqësitë, ndjenjat që më dha "Big Brother”. Jam shumë i kënaqur dhe kjo është fitore e vërtetë.Si e ke përjetuar të qenët tashmë personazh publik?Të gjithë njerëzit më takojnë, më kërkojnë foto dhe kjo është gjë e bukur. I përshëndes të gjithë me kënaqësi dhe bisedoj me qejf me ta. Unë do të jem ai Mariel që ka qenë para se të hyja në "Big Brother” dhe ai që kam treguar se jam në shtëpi.
Ke krijuar brenda shtëpisë një lidhje dashurie me Mirjetën. Si do të shkojë më tej?
Do të jap maksimumin në këtë lidhje siç ka dhënë edhe Mirjeta. Meqë është një lidhje e fortë shpresoj që çdo gjë do ecë mirë, mjafton të jemi optimistë.
Ti jeton në Itali, ndërsa Mirjeta në Londër. Do të jetë një problem largësia për të dy?
Ne do t’i diskutojmë gjërat avash-avash. Me problemet duhet të përballesh atëherë kur ndodhin.
E prisje fitoren e Ermelës në këtë edicion?
Fitorja ishte e pritshme për të katër finalistët. M’u bë qejfi, respektoj fitoren dhe familjen e saj dhe shpresoj që t’i shkojë jeta sa më mirë.
Ke gjetur një mik të mirë brenda shtëpisë, Ergysin...
Marrëdhënia ime me Ergysin është një lidhje vëllazërie. Është nga personat më të mëdhenj që kam njohur aty dhe që e vlerësoj.
Si do të vazhdojë jeta jote më tej?
Shpresoj që Marieli të jetë gjithmonë ai që ka qenë, me këmbë në tokë, me kokën sipër shpatullave, të përballojë çdolloj situate. |