Sfilon në Amerikë, por shpesh ndodhet edhe në Europë. Agjenci të
ndryshme të modës interesohen për supermodelen e njohur, Marigona
Dragusha.
Madje, për nevoja të një agjencie franceze apo nga vetë
dëshira e saj, kosovarja e njohur ka ndryshuar edhe emrin duke e kthyer
shkurt Gona Dragusha. Për këtë agjenci, ajo ka sfiluar me koleksionin më
të ri të fustaneve, dhe pasi u futëm të hulumtojmë se çfarë ka punuar
më saktësisht Marigona, hasëm vështirësi për të gjetur emrin e saj. Lista
e modeleve ishte shumë e madhe dhe ne direkt shkuam te lista e modeleve
që fillon me "M”, kurse aty nuk gjetëm asgjë. Menduam se mos është
ndonjë "trik” nga ana e Dragushës, sa për të qenë në qendër të
vëmendjes, por më pas na shkoi mendja dhe kërkuam te shkronja "G”, ku
gjetëm dhe profilin e saj. Po për çfarë arsyeje ka ndryshuar emrin
Marigona në këtë rast, nuk e kuptuam, por me siguri asaj i ka tingëlluar
me më shumë konotacion për vendin ku po jeton. Marigona korri një
sukses të madh në "Miss Universe” dhe emri i saj u promovua shumë. Por
tani duhet të mësohemi që kur na duhen info për të, ta kërkojmë thjesht
me emrin Gona./www.besniku.tk/ |