Martesat përmes internetit! - 2 August 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E hënë, 2012-05-21, 0:30 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 3
Vizitor: 3
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.240

Main » 2010 » Gusht » 2 » Martesat përmes internetit!
4:20 PM
Martesat përmes internetit!
Martesat permes Internetit! www.besniku.tkKy fenomen, edhe pse më pak i përhapur, ka përfshirë thuajse të gjitha vendet e botës. Fakti se është kthyer në një tendencë tregohet edhe nga rezultatet e të njëjtit studim, bërë dy vitet e kaluara.

Përtej diskotekave apo pushimeve të verës, harrojini edhe fantazitë për aventura mes kolegëve në zyrë, madje edhe miqtë nuk bëjnë më punë tashmë. Sot mënyra më e lehtë për të takuar shpirtin binjak është të shkosh në internet. Të paktën në Amerikë, sipas një studimi të publikuar në revistën "New Scientiest”. Sipas një sondazhi të bërë me dhjetë mijë persona të martuar, mes viteve 2008-2009, pjesa më e madhe e tyre janë njohur në rrjet.

Por e dhëna më domethënëse është boom-i te 50-vjeçarët, sepse në këtë rast çiftet e "lindura” në ueb dyfishohen. Ky fenomen, edhe pse më pak i përhapur, ka përfshirë thuajse të gjitha vendet e botës. Fakti se është kthyer në një tendencë tregohet edhe nga rezultatet e të njëjtit studim, bërë dy vitet e kaluara.

Mes viteve 2008-2009, dashuritë e lindura on-line kapnin shifrën 15 për qind, përballë 20 për qind të atyre të njohur në zyrë dhe 17 për qind njohje të rastësishme. Por, e dhëna më domethënëse u përket çifteve me moshë jo shumë të re. Mes 45 dhe 54-vjeçarëve, ata që janë njohur në internet janë 31 për qind, një numër shumë herë më i lartë se të tjerat. E në fakt, ai që i konsideron dashuritë e lindura përmes komunikimit në kompjuter "lojë adoleshentësh”, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të besojë rezultatet e kërkimit, sepse tani po ndodh e kundërta, të rinjtë po takohen më shpesh në botën reale ndërsa "të moshuarit” po e gjejnë shpirtin e tyre binjak në internet.

Por, përveç moshës, bie një tjetër stereotip: ai që e përcakton internetin si vendin ku mund të fshehësh identitetin. "Këta persona përballen me vështirësinë për të gjetur një partner me të cilin mund të ndërtojnë të ardhmen”, vazhdon specialistja. "Interneti është vendi neutral nga duhet ta nisësh. Të lejon të afrohesh gradualisht. Sigurisht, ekziston rreziku që personi të paraqitet shumë ndryshe nga ajo që është paraqitur gjatë bisedës nëpërmjet kompjuterit, por këto mjete lejojnë të paktën një tentativë”. Me pak fjalë në jetën e përditshme mund të shtiresh shumë mirë edhe më shumë se në botën virtuale.

Po në Europë? "Fenomeni është më pak i përhapur, por me siguri që është në rritje. Nuk ekziston akoma besimi i duhur për agjencitë martesore dhe njohja e njerëzve në mënyrë personale përmes forumeve dhe çatit, është më e përhapur. Ata që kërkojnë partnerë në internet janë kryesisht gratë, sidomos në atë moshë kur do të donin të kishin fëmijë dhe me frikën se po të presin ende mund të jetë shumë vonë. Në çat apo mënyrat e tjera të komunikimit, ekziston gjithmonë frika nëse personi me të cilin je duke biseduar po të gënjen.

"Në fakt, personat që kanë vendosur t‘i tregojnë më shumë për veten njëri-tjetrit, tentojnë të jenë pozitivë në atë që ata shkruajnë”, nënvizojnë psikologët. Pastaj, aty është më e lehtë të gjesh persona me interesa të njëjtë. Meshkujt dhe femrat mund të ndihen më të lirë nga shqetësimet sociale. "Duke u përqendruar në atë që shkruajnë, arrijnë që të shkëmbejnë më shumë informacione mes tyre”, thonë ata.

"Për persona që janë të turpshëm dhe që natyra nuk u ka dhënë bukuri fizike, mendoj se njohja nëpërmjet internetit është një mënyrë shumë e mirë”. Por kur këto takime bëhen ballë për ballë? Një studim në Universitetin e Nju Jorkut, tregon se si një lidhje e nisur në kompjuter mund të jetë po aq e fortë sa të rezistojë gjatë dhe të jetë më e qëndrueshme, sidomos mes personave që kanë vendosur të tregojnë shumë gjëra për veten.
Kategoria: Lifestyle | Shikuar: 306 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 0

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari
«  Gusht 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free