Më shumë se një miliardë të rritur në botë janë mbi peshë! - 4 April 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E hënë, 2012-05-21, 0:31 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 3
Vizitor: 3
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.237

Main » 2010 » Prill » 4 » Më shumë se një miliardë të rritur në botë janë mbi peshë!
5:14 PM
Më shumë se një miliardë të rritur në botë janë mbi peshë!
1 miliard njerez ne bote me mbipeshe! www.besniku.tkOrganizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se një miliardë të rritur që janë mbi peshë dhe të paktën 400 milionë që janë të dhjamosur.
 
Megjithëse të gjithë e dimë, mjekët thonë se mënyra më e mirë për të humbur peshë është të hash më pak dhe të bësh fiskulturë më shumë. Por për gratë që janë mbi 40 vjeç, ekspertët thonë se një orë fiskulturë në ditë është e nevojshme vetëm për të ruajtur peshën aktuale.
 
Pra sa më më peshë, aq më shumë lëvizje duhen për të humbur kaloritë e mara.Jeta nuk është e drejtë; nga ana biologjike, gratë mbajnë në trupin e tyre më shumë yndryrna sesa burrat, ndërsa janë gratë ato kanë nevojë për më pak kalori se burrat. Për shumicën e burrave dhe grave, një orë fizkulturën në ditët është e vështirë, në mos e pamundur. Për shumë gra orët e ditës janë të ngarkuara me punë dhe kujdesin për familjen.
 
Në fund të ditës ato ndjehen të lodhura për të përgatitur darkën dhe ushqimet e gatuara shpejtë janë më të lehta, por edhe më të ngarkuara me yndyrna e kalori.Por disa gra që stërviten në këtë palestër në Boston thonë se çdo ditë përpiqen ta gjejnë kohë për fizkulturë, dikush për të ruajtur peshën, të tjera për të mbajtur trupin në formë.

Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se përqindja e amerikanëve mbi peshë është rritur 60 përqind mes viteve 1991 dhe 2000.Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se një miliardë të rritur në vende të tjera janë në të njëjtën gjendje.

Megjithëse ofrohen shumë këshilla, një studim i ri përqendrohet tek gratë mbi 40 vjeç që kanë një peshë normale trupore dhe nuk mbajnë dietë. Ekspertët zbuluan se aktiviteti fizik ishte i efektshëm në kontrollin e peshës vetëm tek gratë që kanë një peshë trupore normale.

Një grup specialistësh në Spitalin Brigham të Grave në Boston studioi të dhëna nga 34 mijë gra me moshë mesatare 54 vjeç, duke i vëzhguar atë për 13 vjet.Gratë u ndanë në tre grupe. Grupi i parë u caktua të bënte fizkulturë 60 minuta në ditë. Grupi i dytë, 30 minuta dhe i treti, rreth 15 minuta.

Të dhënat treguan se gratë që bënë më pak fizkulturë kishin më shumë të ngjarë të shtonin në peshë krahasuar me gratë që ishin më aktive.

Gjatë studimit pesha mesatare e pjesëmarrëseve u shtua me 2 presje 7 kilogramë. Ekspertët u befasuan pasi zbuluan se kur gratë kaluan mbi peshën normale, shtimi i fizkulturës nuk ndikonte në uljen e peshës. Megjithatë studimi rekomandon që gratë mbi peshë duhet të vazhdojnë të bëjnë fiskulturë, sepse edhe nëse mund të mos jetë e mjaftueshme për të mbajtur një peshë normale, fizkultura është e nevojshme për të pakësuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike përfshi ato të zemrës, lloje të ndryshme kanceri dhe diabetin e tipit 2.

Studiuesit thonë se ndërsa fiskultura ndihmon në parandalimin e sëmundjeve e vetmja mënyrë që gratë e shëndosha të humbasin peshë është të pakësojnë kaloritë, pra të hanë më pak. /voa/
Kategoria: Shëndetësi | Shikuar: 211 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 0

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free