Main » 2011 » Dhjetor » 20 » Motrat Mustafa më të kërkuarat në Google!!
0:08 AM
Motrat Mustafa më të kërkuarat në Google!!
Se Motrat Mustafa janë të njohura në Kosovë e diasporë, s’ka dyshim. Por
që ia dalin të "rrëzojnë” edhe Rihannën dhe Shakirën, pakkush mund ta
ketë pritur.
Sipas raportit vjetor të "Google”, i bie që "Motrat Mustafa” janë më kërkuarat në internet gjatë këtij viti nga kosovarët.Ato janë përfshirë në listën e emrave më të kërkuar në "Google.rs” në
vitin 2011, derisa në kategorinë e argëtimit janë renditur Adem Ramadani
dhe "Fustane Nusërie”.
Raporti vjetor "Google Zeitgeist” realizohet tash disa vjet. Pas
miliardave termeve të kërkuara gjatë një viti, "Google Zeitgeist” çdo
dhjetor zbulon emrat, të cilët janë kërkuar më së shumti. Këto janë pasqyruar në listën me statistikat për Serbinë, ku janë të
përfshira shumica e klikimeve edhe nga kosovarët dhe shqiptarët e
Luginës së Preshevës. Meqë Kosova nuk ka "domain” të vetin, klikimet që
bëhen në vend nëpërmjet makinës kërkuese llogariten në atë të Serbisë.
Një pjesë e vogël llogariten edhe në atë të Shqipërisë dhe të
Maqedonisë, varësisht se nga cili vend, kompanitë shpërndarëse të
rrjetit në Kosovë e kanë bërë lidhjen.
Në kategorinë "personalitet më të kërkuar” përmes "Google” në Serbi në
vitin 2011, Motrat Mustafa kanë zënë vendin e shtatë, duke u radhitur
pas këngëtares e aktores së njohur, Selena Gomez. Bile Motrat Mustafa
kanë lënë pas në renditjen e dhjetshes më të kërkuar në Serbi, Seka
Aleksiqin, Rihannan dhe Shakirën.
Lista e emrave më të kërkuar kryesohet nga krimineli Ratko Mladiq. E
dyta më e kërkuara është Amy Winehouse, derisa pas saj radhiten Novak
Gjokoviq, Natasha Bekvalac dhe Nikola Tesla.
"Motrat Mustafa” po ashtu janë radhitur të pestat me kërkimet në
kategorinë e argëtimit, e cila përfshin dhjetë emra e nocione. Në këtë
kategori në vend të tetë është radhitur Adem Ramadani që këndon ilahi. E
në vendin e dhjetë zë vend "Fustana Nusërie”.
Kompozitori Florent Boshnjaku ka thënë se këto statistika nuk mund të merren si matës i shijes së publikut kosovar.
"Ky është një hulumtim për emrat më të kërkuar dhe ndoshta nuk ka të
bëjë me dëgjimin. Nuk ma merr mendja se mund të jetë një barometër i
saktë”, ka thënë Boshnjaku.
Sipas Boshnjakut, megjithëse shija muzikore nuk mund të përcaktohet nga raporte të tilla, kjo rendtije dëshmon për një gjë.
"Është evidente që muzika popullore konsumohet më shumë. Nuk po them që
dëgjohet më shumë, por është fakt që shitet më shumë”, ka thënë ai.
E "Motrat Mustafa” i gëzon kjo statistikë.
Njëra prej tyre, Sahidja, është shprehur e lumtur që bashkë me motrën e
saj Safeten janë përfshirë në listën e emrave më të kërkuar në "Google”,
gjatë vitit 2011.
"Në jetën time asnjëherë s’jam ndier më mirë. Po ndihem shumë e lumtur”,
ka thënë ajo. Asaj nuk ia ka marrë mendja se bën vaki edhe kjo, ani pse
thotë që e di se këngët e tyre janë bajagi të klikuara.
"E di që kemi pasur shumë klikime, sepse shpeshherë hyj në internet dhe i
shikoj. E kam vërejtur që ka interesim të madh, por më vjen mirë që
jemi përfshirë në këtë listë”, ka thënë ajo.
Derisa ka komentuar lajmin, ajo ka thënë se "Motrat Mustafa” nuk i
kushtojnë kujdes të madh postimeve të këngëve e videoklipeve të reja në
interenet, por për këtë kujdesen më shumë adhuruesit e tyre.
"Nuk jemi marrë shumë me këtë punë, por njerëzit janë interesuar dhe
kujdesur që këngët tona të postohen në internet”, ka thënë ajo, derisa
ka zbuluar se balada "Shpirtit tim”, e realizuar në vitin 2011, për një
muaj ka pasur një milion klikime. Ajo e di sekretin.
"Mendoj se janë temat e prekshme ato që i kanë nxitur më shumë njerëzit
që të klikojnë këngët tona. Një prej arsyeve kryesore duhet të jetë
balada ‘Shpirtit tim’, por edhe ‘Kënga e Manastirit’, thotë ajo. Por
edhe një tjetër këngë, sipas saj, i kontribuon kësaj.
"Potpuria ‘Jena motra kallabllak’ ka qenë mjaft e kërkuar”, thotë Sahidja, pa e fshehur gëzimin
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!