 Për shkak të përlarjeve në mes të banorëve, i zoti i shpisë ka vendosur t’i ndëshkoj banorët e përlarë të shtunën. Pra nesër do kemi mundësi të shohim ndëshkimet për këta banorë.
Edhe më herët pati disa përlarje por kjo ishte përlarja e parë e ashpër në mes të Rezartës me Rozanën dhe Big Mamen. I zoti i shpisë si zgjidhje të përkohshme bëri ndryshim në në formacionin e dhomave të shpisë duke i ndarë banorët siç vijon:
Në njërën dhomë: Stupcat, Fatosin, Rezartën dhe Afrovitin. Ndërsa në dhomën tjetër: Big Mamen, Drenushën dhe Rozanën. Nga keqardhja për përlarjet Rezarta duke qarë për përlarjen kërkoj falje nga publiku dhe tregoi se ka shumë dëshirë të largohet nga shpija.
Mendim të njejtë pati edhe Afroviti e cila e përkrahi Rezartën edhe në dëshirën e saj për largim dhe tha edhe unë tani kam dëshirë të largohem, më mirë të ikim të dyja. |