Ndihem me fat me burrin tim Naimin, gjeta stabilitetin që kërkoja - 24 July 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :.
www.besniku.tk E merkur, 2010-09-08, 4:14 PM
Mirësevjen Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërko në web

Menyja Kryesore

TV Live

Chati
200

Satistikat e web-it
Gjithsej online: 6
Vizitor: 6
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.191.110

Postoni lajmin në :
Hap e-mail me @besniku.tk

Main » 2010 » Korrik » 24 » Ndihem me fat me burrin tim Naimin, gjeta stabilitetin që kërkoja
10:46 PM
Ndihem me fat me burrin tim Naimin, gjeta stabilitetin që kërkoja
www.besniku.tkNjë rrëfim ky në momentin e duhur. Tani Ledina Çelo nuk mund ta fshehë lumturinë për jetën e re në Gjermani dhe martesën që i ka dhënë stabilitetin e dëshiruar. Këngëtarja e njohur flet për përjetimet pas celebrimit me Naim Kabashin, ish-kampionin kosovar të kik boksit. Të gjitha planet për të sjellë në jetë fëmijë, ambicia për të spikatur në tregun europian tani me këngën e nxehtë « Can you touch me baby » dhe sekretet e një trupi në formë i tregon në këtë intervistë të saj të parë për jetën private.

Dimë që ju po përgatiteni për një dalje të re me këngën anglisht "Can you touch me baby”. Çfarë sillni ndryshe me këtë këngë?
Vetë kënga është ndryshe nga "Dangerous”, por pa u larguar nga korniza e ritmit. Në fakt janë tri këngë të reja të cilat për momentin po testohen me specialistë të muzikës, dhe njëra nga këto do të konkurrojë sërish në "Chartsin Deutsch”.

Me këngën "Dangerous” ju u klasifikuat në listën e 100 këngëve më të mira në Gjermani. Sa e vështirë është që një këngëtar shqiptar të depërtojë në tregun europian?

Rruga për të shkuar aty nuk ishte aspak e shkurtër. Për rreth dy vite kam punuar me producentë të njohur si: Nico Wieditz dhe Robby Palasch, me të cilët fitova një eksperiencë tjetër, e cila ishte e panjohur për mua. Të kënduarit ndryshe nga ajo që kisha kënduar më parë.

Pse ku iu duhej të ndryshonit përsa i përket stilit në të kënduar?

Duke ardhur nga një shkollë e muzikës klasike, në fillim realisht e pata pak të vështirë sepse teknika e të kënduarit klasik nuk përputhej me muzikën që mua më duhej të këndoja. Janë hedhur poshtë dhjetra këngë, ndryshime të shpeshta në tekste apo në melodi dhe janë krijuar këngë të reja, të cilat duhet të përshtateshin me vokalin tim. Studio ku unë punoja dhe regjistroja këngët ndodhej 200 kilometra larg shtëpisë ku unë jetoj, dhe më duhej të bëja këtë udhëtim dy herë në javë. Madje kishte raste që kthehesha në shtëpi jo e kënaqur nga puna ime, por kjo më bënte të impenjohesha më shumë.
Sa të ndjeshëm janë producentët aty, a morët oferta pas hyrjes së këngës suaj në Charts?

Sigurisht. E vërteta ishte se sapo kënga hyri në Charts pata menjëherë oferta dhe ftesa të ndryshme, dhe ishin producentë të cilët kërkuan bashkëpunim për të realizuar me mua krijimet e tyre. Gjithashtu kam pasur ofertë nga televizioni prestigjoz gjerman "ZDF”, ku shumë shpejt do të jem e ftuar në një nga programet më të ndjekura të këtij kanali televiziv.

Dukeni e pushtuar nga ambicia për të shkëlqyer në tregun europian, deri ku mund të arrini?

Deri tani synimi im është që kënga të renditet në TOP 10.

Po ndonjë album i ri është në planet tuaja?

Sigurisht që po. Duke punuar me disa kompozitorë të ndryshëm, vjen dhe përfundimi i një albumi.
Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në jetën tuaj me përfshirjen në rrethin e artistëve gjermanë, kush ju menaxhon dhe a njiheni me këngëtarë të tjerë atje?

Që të bashkëpunosh me artistë gjermanë duhet të punosh shumë dhe ajo çfarë vlerësojnë më tepër tek ata është korrektësia në punë dhe në orar. Të punosh me këta artistë është fat. Në fillim e kam pasur me pak stres në provat e para, kur më duhej të këndoja "live” në këto studio sepse çdo gjë shihej dhe dëgjohej me imtësi. Por gjithsesi tani bashkëpunimi është në interesa të përbashkëta.

Duke iu referuar kohës kur jetonit në Londër, një nga daljet tuaja në BBC në Londër ishte pjesëmarrja në konkursin "DanceX”. A ishte një "reality show” mënyra më e mirë për të depërtuar ?

"DanceX” ka qenë thjesht për një eksperiencë, ku nuk e mendoja që do vlerësohesha aq shumë.

E ardhmja ime do u takojë fëmijëve që do sjell në jetë

Edhe pse këngëtarja Ledina Çelo i dha fund beqarisë një vit më parë, rrëfimin e saj në media e kishte shtyrë për një moment tjetër. Këngëtarja tregon për « Panorama Plus » se celebrimit me sportistin do i kushtojnë një ceremoni të madhe martese, në Kosovë ose Shqipëri.
Për martesën tuaj me ish-kampionin e botës në atë kohë në sportin e Kik Boksit, Naim Kabashi, është folur në media. Po ju asnjëherë nuk jeni rrëfyer në media për këtë martesë... Po martesa ime me Naimin është bërë para një viti në ditën e ditëlindjes se tij. Ishte një ceremoni e cila u bë vetëm me të afërmit e mij dhe mbetet e paharrueshme. Së shpejti kemi menduar që të bëjmë një festë të madhe, por ka mbetur në dilemë se ku, në Kosovë apo Shqipëri?!

Si mund ta përshkruanit jetën tuaj të re në Gjermani me bashkëshortin tuaj nga Kosova, pas largimit nga Anglia?

Në Angli pa dyshim që jeta ime ishte ndryshe. Ishte një jetë e përkohshme. Jetë angleze si i thonë... Ndërsa këtu gjërat kanë ndryshuar. Jam bërë dhe bashkëshorte, e cila duhet t’i përkushtohem dhe partnerit. Jeta këtu më ka dhënë stabilitetin që unë kam kërkuar. Gjithashtu ndihem me fat, se edhe bashkëshorti im është dashamirës i muzikës dhe ndonjëherë idetë e tij kanë qenë efektive në profesionin tim.

Shpesh bëjmë plane për veten tonë, për jetën tonë… Ju çfarë keni planifikuar për jetën tuaj?

Të ardhmen time e mendoj që respekti dhe dashuria ime me Naimin të më ndjekë gjatë gjithë jetës. Kjo të jetë e gërshetuar bashkë me karrierën time. Pa dyshim e ndiej që do jem dhe një nënë e përkushtuar e fëmijëve tanë.

Keni planifikuar pushime dhe ku?

Javën që vjen me bashkëshortin do t’i kaloj pushimet 10 ditë në Canne.

Shumë komente të mira ka për formën tuaj fizike, mund të tregoni se si arrini të mbani linja kaq perfekte?

I falënderoj të gjithë për këto komente!Pa dyshim që të kem një trup dhe shëndet të rregullt më është dashur që të merrem me fitness, të seleksionoj ushqimin, të mos abuzoj me alkoolin apo cigaren, pa harruar që është dhe genetike duke pasur dy prindër shumë elegantë.
Category: VIP | Views: 73 | Added by: besnik | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Hyrje në web me user
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklamoni këtu!

Kalendari
«  Korrik 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Video e zgjedhur

Sondazhi
Ku do ti kaloni pushimet verore?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 1051

Kategoritë
Lajme [43]
Lajmet më të reja
VIP [931]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
Sport [42]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [79]
Fun [7]
Videot më qesharake Vica etj
Jashtzakonshme [110]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Teknologji [21]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [26]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [20]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija
BigBrother Albania [246]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [83]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves

Radio Live

 Radio Kosova e Lirë 
 Radio Vati 
 Radio K4 
 Radio Kosova 
 Blue Sky Radio

Etiketat

Copyright Besnik © 2010