 Kjo shtëpi e ndërtuar sipas shembullit të pallatit të Versajës, është ofruar për një çmim prej 75 milion dollarësh. Është një ndertesë me 30 dhoma, bazen olimpik, skejt parqe, bowling dhe mund të thuhet se është shtepia me e madhe familjare në Amerikë.
David Sigel dhe bashkëshortja e tij Zhaklin, e kanë filluar ndërtimin para 3 viteve. Për mbarimin e shtëpisë janë nevojitur edhe 18 muaj tjerë, por ata kanë vendosur që ta venë në shitje. Vlerësimet janë se duhen edhe 25 milion dollarë që kjo shtëpi të kompletohet për banim.
Pjesa e jashtme është gati, por së pari kanë qenë të nevojshme të kryhen punët e brendshme.Interes të madh për ndërtesën kanë treguar klient nga Rusia dhe Lindja e Largët.Shtëpia ka 30 dhoma fletje dhe 23 banjo.
Vetëm dritaret që janë punuar me dorë, kushtojne 3 milion dollar. Materialin e kanë marrë nga të gjitha pjeset e botës, perfshirë këtu mermer dhe granit nga Turqia.Në garazhë mund të parkohen 20 vetura dhe pronaret i kanë ne disponim 3 pishina, parqe, terene bejzbolli, dy fusha tenisi, 11 kuzhina, podrume me verë dhe shumë sende tjera luksoze.
Prona është e quajtur Versaj për shkak të hymjes e cila është e dizajnuar sipas shembullit të Versajës së vërtetë në Francë. |