Mund të thuhet se ishte një nga banorët që pati shumë kundërshtarë
brenda shtëpisë, ndërkohë u pozicionua si vajza që do të luante me
kartën e inteligjencës dhe filozofes.
Më shumë kundër iu vunë banorët
pas lidhjes me Ogrenin me komentet e shumta të tyre, duke e vënë në
dyshim sinqeritetin e kësaj lidhjeje. Ndërkohë që Neda nuk arriti të
ishte një finaliste ashtu si Ogreni, i dashuri i saj aktual.
Të shtunën e
kaluar, pas mbylljes së spektaklit në after party-n e organizuar në
ambientet e shtëpisë, ku banorët bashkëjetuan për tre muaj, Neda u pa në
shoqërinë e dy mikeshave të saj të vetme nga BB5, Alkenës nga Kosova
dhe Klaudias nga Tirana. Dukej se 20-vjeçarja nga Kavaja ishte një nga
vajzat që kishte ambicie të vërtetë për ta fituar "Big Brother 4”, gjë
që u nuhat edhe nga Ermela. Në skedën e saj prezantuese për të hyrë në
BB4, ajo kishte pohuar që merrte pjesë në lojë për të parë veten se deri
ku arrin të shkojë, ndërsa e shikonte këtë "reality show” si një lloj
loje dhe sfidë mes brezash e mentalitetesh./www.besniku.tk/
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!