 Kërkimet më të reja e vërtetuan supozimin e njohur mirë se dashuria prindërore është e ndarë sipas gjinisë, përkatësisht se nënat janë më të lidhura me bijtë e vet, kurse baballarët me bijat e veta. Madje nëntëdhjetë përqind e nënave zbuluan se sillen ndryshe me bijtë dhe bijat e veta.
Studimi tregon se nënat janë më kritike me vajzat dhe pranojnë se janë më të lidhura me djemtë. Nënat janë të vetëdijshme për raportin e tyre me fëmijët dhe e dinë se kjo nuk është një mënyrë e mirë edukimi.
Ato bëjnë shumë lëshime për djemtë dhe e zhvillojnë shpirtin e tyre pozitiv, për dallim me mënyrën kritike të edukimit të vajzave me të cilën kontribuojnë në pasojat e mandejshme negative mbi sjelljen e tyre. Normalisht të gjithë fëmijët duhet të jenë të dashur nga prindërit e vet dhe se tretmani i ndryshëm lë pasoja mbi zhvillimin e tyre të mëtejshëm:
"Prandaj gratë janë më kritike se burrat kur bëhet fjalë për gabime jetësore dhe vazhdim mandej”, përfundon psikologu Krisi Daf. Me këtë hulumtim shkencëtarët shpresojnë se do ta ngrejnë vetëdijen për ndryshim të dinamikës momentale gjinore e cila është një detyrë e vështirë, por e mundshme. |