Një pajisje e re që zbulon shenjat e dashurisë! - 15 February 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E hënë, 2012-05-21, 0:45 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 4
Vizitor: 4
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.240

Main » 2010 » Shkurt » 15 » Një pajisje e re që zbulon shenjat e dashurisë!
1:12 PM
Një pajisje e re që zbulon shenjat e dashurisë!
Detektori i dashurise www.besniku.tkMe afrimin e ditës së Shën Valentinit, shumë njerëz janë vënë në kërkim të dashurisë së vërtetë. Por të gjesh partnerin e përshtatshëm nuk është diçka e lehtë. Pikërisht për gjetjen e partnerit ideal, në Izarel kanë zbuluar një mjet të quajtur "Zbuluesi, apo Detektori i dashurisë”.
 
Në një bar në qendër të Tel Avit njerëzit takohen, në përpjekje për të gjetur partnerin e përshtatshëm brenda disa minutash. Por si mund të zbulosh në se ke gjetur pikërisht personin e veçantë për ty?
 
Dhe për më tepër, si ta kuptosh që ndjenja mes jush është reciproke? Jemi në shekullin e 21-të dhe disa besojnë se teknologjia moderne i jep përgjigje kësaj pyetjeje shumë-shekullore.
 
Amir Liberman thotë se kompania e tij ka pajisjen perfekte për t’i dhënë përgjigje kësaj dileme, Detektorin e Dashurisë. "Në ekran, – shpjegon Amir, – duken shenjat e atraksionit, le t’i quajmë flutura, që tregojnë se sa i lumtur është një person kur flet me ty”.
Kompania Nemesisco është e specializuar në sistemet për zbulimin e zërit, pjesa më e madhe e të cilave përdoren në fushën e sigurisë, për zbulimin e rasteve kriminale. Detektori i dashurisë filloi si një shaka, por më pas ai u perfeksionua në një program kompjuterik që zbulon emocionet, dhe përmes tyre, atraksionin, duke analizuar zërin e njerëzve.Kur dy njerëz flasin në programin kompjutrik qoftë përmes tele-internetit, apo telefonit, detektori i dashurisë analizon një bisedë normale dhe gjen momentet e ngarkuara me ndjenja, ose mungesën e tyre.
Detektori mat parametra të ndryshëm, i analizon dhe i jep personit një raport të hollësishëm për zbulimin e ndjenjave. Kështu psh, në mënyrë grafike, programi tregon një lule të mbushur me petale, në se personi ka gjetur partnerit e përshtatshëm. Psikologia Iris Solomon thotë se detektori mund të jetë një instrument i përdorshëm për cilindo që nuk është i sigurtë në se duhet ta vazhdojë një lidhje dashurie.
"Shpeshsherë një njeri nuk e di në se partneri ka interes tek ai dhe një instrument si ky mund të jetë si një lloj përforcimi për ndjenjat”.
Por detektori i dashurisë nuk është në gjendje të gjejë tërheqjen fizike mes njerëzve. Kjo pajisje gjithashtu ngre pikëyetje për rolin e teknologjisë në gjetjen e dashurisë. Komunikimet në internet mes çifteve janë një mënyrë e zakonshme për gjetjen e partnerit të përshtatshëm, por disa njerëz mund të mos ndjehenmirë që të dashurin e zemrës t’ua gjejë një makinë.
"Unë mendoj se makina të jep një perceptim të gabuar të realitetit, dhe të pranosh rezultatin e detektorin të dashurisë është njësoj si të besosh çfarë të thotë një makinë”, thotë ky banor i Tel Avivit.
Mikesha e tij, po ashtu mendon se makina, në rastin tonë detektori, duket sikur ndërhyn mes ndjenjave të njerëzve.
"Kjo nuk është diçka e natyrshme”, thotë ajo, "Në se flet me një njeri, je në gjendje ta kuptosh atë, pra nuk ke nevojë për detektorin”.
Të tjerë si Nina Lemansky, që është ulur me të dashurine saj në një bar të Tel Avivit, u shprehën më me optimizëm:
"Unë mendoj se të bësh gjithë ato intervista është humbje kohe”, thotë ajo.
Por në se punon apo jo Detektori i Dashurisë, ndjenja që provon kur gjen partnerin e përshtashëm, është e pamohueshme. …Dhe çiftet e dinë mirë, se asgjë nuk ka të krahasuar me ndjenjën e vërtetë.
Kategoria: Teknologji | Shikuar: 252 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 0

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free