Main » 2011 » Dhjetor » 6 » Një tjetër bionde në krahët e Seldit, kësaj here flitet për fejesë!
3:28 PM
Një tjetër bionde në krahët e Seldit, kësaj here flitet për fejesë!
Mbasi bëri një bum të vërtetë mediatik deklarata e ish të dashurës së
Seldit, Domit, se ajo po ndahej prej tij sepse ai kishte një lidhje
homoseksuale me këngëtarin Sinan Hoxha,
tani Seldi po përflitet gjithnjë e më shumë për lidhje me femrat.
Së
fundi kemi mësuar se Seldi ka filluar një lidhje të re dashurie, dhe
ajo është vajza e një gazetari shumë të njohur nga Kosova, por që jeton
në Suedi. Quhet Dafina, dhe thuhet se dy të rinjtë mund të jenë fejuar.
Ja çfarë na rrëfen një njeri shumë i afërt i Dafinës, e cila jeton në
Pejë:
"Dafina Zeka, një femër nga Peja, por që jeton në Stockholm të
Suedisë është vajza e gazetarit Milaim Zeka. Ajo është në
marrëdhënie me Seldin prej disa kohësh. Janë parë nëpër pub-e të
Prishtinës, por në fillim ishte menduar se janë vetëm shokë, kurse tani
ata e kanë bërë lidhjen e tyre të hapur. Këtu në Pejë e dinë të gjithë
për çiftin Seldi dhe Dafina, ata po ashtu kanë publikuar edhe foto.
Dafina në facebook-un e saj ka publikuar disa foto, madje në fotot që u
kam dërguar, shihet Dafina me një vajzë të tezes, kurse në një foto
tjetër është edhe me Seldin, nënën e saj dhe një kushërirë, gjë që do të
thotë se ata janë njohur e prezantuar edhe familjarisht”, – thekson një
burim i gazetës, pasi na dërgoi të gjithë informacionin bashkëngjitur
edhe me foto si dëshmi për lidhjen. "Para dy muajsh, Dafina ka qenë në
Shqipëri për ta vizituar Seldin, është informacion i saktë, jua them me
plot bindje.
Po ashtu Seldi në Kosovë ka qenë këto kohët e
fundit për Dafinën”, theksoi burimi nga Peja. Me këtë lajm, ndoshta dhe
do të përmbyllen sadopak thashethemet për marrëdhënien e tij me Sinanin
me të cilin shfaqeshin kudo, por ndoshta edhe do të fillojë një karrierë
solo pa ndihmën e tij. Por mund edhe të mos ketë ndryshime në këtë
dyshe profesionale, pasi dihet që ofertat nuk u kanë munguar, duke u
bërë kështu dy nga këngëtarët më të kërkuar e më të paguar. Ky mbase
është rasti tipik ku vemendja mediatike (nuk ka rëndësi se për çfarë)
është konvertuar në sukses./www.besniku.tk/
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!