Main » 2011 » Dhjetor » 10 » Noizy më la shtatzënë dhe iku me Tunën!!
8:09 PM
Noizy më la shtatzënë dhe iku me Tunën!!
Shpesh, në perceptimin tonë, një personazh VIP është imazhi i një njeriu
perfekt, i cili ka lindur për të qenë i adhuruar nga njerëzit. Prandaj
dhe jeta e tyre, përtej karrierës, është një kuriozitet më vete.
Ne
presim të mësojmë dimensionin përrallor të jetës së dikujt që ka fansa
pa fund, presim të njohim botën shpirtërore të një artisti, e cila sipas
logjikës së njeriut të zakonshëm, duhet të jetë shumë interesante, por
mbase kur mësojmë disa të vërteta të hidhura, zhgënjehemi pak.
Ashtu u ndjemë edhe ne teksa modelja nga Kosova, Edita, një 22-vjeçare
shumë simpatike, kërkoi të ndante me ne dhe lexuesin tonë disa dëshmi
dramatike mbi një copëz jete të saj, e cila lidhet me një personazh
shumë të njohur të botës së hip-hopit në Shqipëri. E kemi fjalën për
Noizy-n, këngëtarin që për zhanrin që ai lëvron, është bërë shumë i
pëlqyer. "Karakteri i tij, mënyra se si është formuar. Ai nuk di të më respektojë
jo vetëm mua, por gjithë gjininë femërore. Ai sillej njësoj, si me një
femër që kishte pesë minuta njohje, ashtu dhe me një që e kishte të
afërt. Kur ngela shtatëzën ai u shkëputë plotësisht nga unë. Nuk donte
ta besonte, nuk donte ta pranonte. S’ma hapte më telefonin, nuk u
përgjigjej SMS-ve të mia. Pra, nuk ma varte më, a thua se nuk kisha
ekzistuar asnjëherë në jetën e tij”, rrëfen modelja.
Ajo e shtyrë ka kjo situatë tha se ka abortuar fëmijën 5 javësh. Por ajo shpjegon edhe motivet tjera të ndarjes së tyre.
"Ai mund të kishte edhe disa lidhje paralele, se atë tip ka. Noizy është
njeri pa ndjenja dhe i papërgjegjshëm me femrat. Por edhe lidhje tjetër
kishte. Gjatë kohës që ai më fshihej dhe nuk u përgjigjej telefonatave
të mia, unë isha në Tiranë dhe rastësisht u kryqëzuam me makina. Ai
ishte me Tunën në makinë. Ai iku me makinë me shpejtësi dhe nuk e kapa
dot”, rrëfen më tej Edita.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!