Main » 2011 » Dhjetor » 6 » Noizy qellohet me bidona ne skenen e koncertit, largohet me makine policie!!
3:36 PM
Noizy qellohet me bidona ne skenen e koncertit, largohet me makine policie!!
Këngëtari i njohur rep, Noizy është qëlluar me bidona në skenë duke
detyruar policinë që ta fusë në makinë e ta largojë nga turma, një pjesë
e të cilës nuk e donte. Kështu, Noizy u bë edhe një herë protagonist i
radhës i incidenteve të vazhdueshme ku përfshihet, sidomos në konfliktet
që ka me "Stresin”.
Repisti ka qenë mbrëmë duke kënduar në
koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës në sheshin "Nënë Tereza” me
rastin e festës së Pavarësisë, kur është qëlluar me bidona uji në
skenë.
Më herët siç shihni edhe foton, ai pozoi bashkë me kryebashkiakun
e Tiranës Lulzim Basha e më tej siç dalloni foton tjetër, nisi të
interpretojë. Noizy është përpjekur t’u shmanget duke improvizuar
lëvizje kërcimi dhe nuk është prekur nga bidonat që hidheshin nga
turma, pjesë e të cilës dallohet në foton e tretë që shoqëron këtë
raportim të NOA.
Burime nga policia thanë se tetë bidona u hodhën në drejtim të rep-istit por shtuan se asnjëra prej tyre nuk e kapi atë. Pas
përfundimit të këngëve këngëtari u largua me makinë policie, raporton
agjencia e lajmeve NOA "Për të shmangur vrullin e fansave të cilët
vrapuan drejt këngëtarit, policia e shoqëroi atë me makinë disa metra
larg grumbullit të njerëzve” thanë burime nga policia. Policia tha se
nuk u identifikua asnjë nga personat që qëlloi Noizin ndërsa ky i fundit
nuk kreu denoncim./www.besniku.tk/
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!