Main » 2011 » Dhjetor » 16 » Noizy rrëfen historinë me kosovaren!! [Video]
3:05 PM
Noizy rrëfen historinë me kosovaren!! [Video]
Që Noizy është i famshëm kjo nuk diskutohet! Që ka sukses me shumë femra
të cilat janë në radhët e fansave edhe kjo është e sigurt!
Që mund të ketë lënë shtatzënë një vajzë dhe më pas ta ketë detyruar të
abortojë është e diskutueshme! Këto ditë një intervistë e një vajze të
panjohur ka lëkundur disi imazhin e reperit shqiptar! Edita Abazi quhet
vajza që pretendon se ka pasur marrëdhënie intime me Noisy-n,
marrëdhënie si pasojë e të cilës ajo ka mbetur shtatzënë!
Sidoqoftë, intervista e vajzës ka disa pika të dobëta! Ajo ngulmon që
kanë pasur një lidhje, por po vetë pranon që Noizy as nuk ia premtoi një
gjë të tillë dhe as nuk e la të kuptohet! Gjatë deklaratës së saj vajza
thotë që kjo lidhje ka ndodhur gjatë verës por fetusi që ajo abortoi
ishte ngjizur para 8 javësh! Përjashto rastin kur vajza konsideron verë
tetorin!
Edita Abazi është ose një viktimë ose është rasti më flagrant i një
fanseje të obsesionuar dhe partnere e lënë pas dore. Intervista është
publikuar e ripublikuar disa herë në gazeta të Shqipërisë e Kosovës! Në
shumë faqe interneti!
Një person i panjohur ka dalë në disa gazeta duke dhënë një version
shumë të rëndë të personalitetit të Noisy-t, i cili në një mënyrë të
shpejtë është bërë shumë i njohur në trevat shqiptare!
20-vjeçarja që pretendon të jetë detyruar të abortojë për shkak të
ngelizhencës së Noizy-t rrëfen që i ka të gjiha dokumentet në rast
përballjesh ligjore! Noizy është baba i një vajze të vogël nga një
lidhje e hershme e tij!
Këngëtari ishte i ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, ku dha verisionin e tij.
"Vajzën e kam njohur me anë të internetit, në Facebook. Aty nisi
gjithçka. Më komplimentonte me anë të mesazheve dhe një ditë i shkrova
që ndodhesha në Prishtinë dhe më tha që donte të më takonte. I thashë ku
ndodhesha dhe për 10 minuta erdhi në hotel ku isha me shokët. Të
nesërmen ika nga Kosova dhe mes nesh nuk ndodhi asgjë”, tregon Noizy.
"Më pas ajo po shkonte në Suedi për një set fotografik dhe kërkoi të më
takonte sepse e dinte që unë ndodhesha aty, por sërish nuk u takuam. I
jam shmangur disa herë sepse nuk më pëlqeu mënyra se si erdhi e më takoi
te dhoma e hotelit ku isha me shokët. Më iku interesi për atë femër”,
shton këngëtari.
Noizy pranoi se mes tij dhe vajzës ka pasur marrëdhënie, por është i
bindur se vajza nuk ka mbetur shtatzënë: "Kam pasur marrëdhënie, por nuk
ka mundësi të ketë mbetur shtatzanë. Ajo bënte presion se do më prishte
karrierën me këtë histori, por unë kisha hallin e familjes time sepse
atë që kam ndërtuar në muzikë nuk e shkatërron dot. Ajo është thjesht
një vajzë e fiksuar pas një djali.”
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!