Nora Istrefi dhe Robert Berisha si Romeo dhe Zhuljeta..! - 7 January 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E hënë, 2012-05-21, 0:50 AM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 5
Vizitor: 5
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.238

Main » 2010 » Janar » 7 » Nora Istrefi dhe Robert Berisha si Romeo dhe Zhuljeta..!
12:49 PM
Nora Istrefi dhe Robert Berisha si Romeo dhe Zhuljeta..!
Nora Istrefi & Robert Berisha www.besniku.tkJanë të dy të njohur, të pashëm dhe të suksesshëm. Padiskutim janë ndër çiftet më të bukura në estradën tonë. Shumë kush i quan Romeu dhe Xhulieta shqiptare.
 
Nora Istrefi dhe Robert Berisha edhe pas tri viteve lidhje, dashuria e tyre është e freskët dhe funksionon si të ishte në fillimet e saj. Revista
 
"Kosovarja” sjell intervistë me të dy së bashku. Ata flasin hapur për fillimet e lidhjes së tyre dhe për shumëçka tjetër që nuk keni pasur mundësi të i lexoni diku tjetër.
 
Ka kohë që jemi duke iu kërkuar për një intervistë në çift, por deri me tash nuk keni gjetur kohë. Cilat ishin arsyet?
Nora: Sinqerisht po u them se vetëm ka qenë çështje kohe, asgjë tjetër.
Roberti: Ishim shumë të zënë me angazhime muzikore si unë ashtu edhe Nora, dhe nuk gjenim kohë të lirë bashkërisht.

Po thoni se jeni shumë të zënë me angazhime muzikore. Cili jeni më i zënë, ti Nora apo Roberti?
Nora:
Sa më përket mua, përveç koncerteve të shumta, prej kohësh kam filluar të punoj rreth albumit tim të ri. Jam duke punuar intensivisht dhe me një përkushtim shumë të madh që adhuruesve të mi të iu bëj një dhuratë të pëlqyer dhe që do mbetet gjatë në vitrinat e tyre.
Roberti: Po ashtu edhe unë përpos angazhimeve muzikore, kam pas edhe shumë punë private të cilat më kanë marrë shumë kohë dhe më bërë të lodhëm shumë.

U bë kohë e gjatë që jeni në lidhje. Si po funksionon lidhja juaj?
Nora:
Lidhja jonë është si lulja e njomë. Jemi duke e uitur çdo ditë që ajo të jetë e freskët dhe gjithmonë të rritet siç është më së miri.

Më mirë apo më keq se jeni në të njëjtën fushë të dy?
Nora:
Mendoj që na ka ndihmuar fakti që jemi në të njëjtën fushë, dhe që të dy kalojmë në të njëjtat gjëra. Mirëkuptimi është më i madh, ndërsa problemet janë më të vogla.
Roberti: Meqë jemi të dy në këtë fushë, për të gjitha gjërat e kuptojmë njëri tjetrin më mirë.

A mund të na flisni pakëz për kohën para fejesës. Që sa vite njiheni dhe si e kujtoni takimin e parë?
Nora:
Ne jemi njohur prej vitesh. Kemi pasur rastin që të takohemi shpesh nëpër koncerte në diasporë. Me fjalë të tjera ishte muzika ajo që na bashkoj. Para fejesës i kemi kaluar dy vite shumë të mira së bashku.

Çfarë mendimi ke pas ti Nora për Robertin para se me e njohur dhe çfarë ke tash?
Nora:
Robertin të gjithë e njihnin si djalë "dreq”(qeshet). Por në momentin kur kam filluar të bisedoj më të, kam kuptuar tamam se çfarë djali është në të vërtet. Tash pas 3 viteve që jemi bashkë, sigurisht që kam mendim shumë të mirë dhe është një person i përkryer.

Nora & Roberti www.besniku.tkPo ti Robert për Norën?
Kam shumë besim në intuitën time, nuk jam zhgënjye aspak. Nëse dikush është engjëll në këtë botë, ajo është Nora. Jam më shumë fat që kam pranë një njeri dhe një femër si Norën.
 
Pas sa kohe njohje, keni filluar lidhjen?
Roberti: Kemi filluar të shoqërohemi për gjashtë muaj. Gjatë daljeve tona nuk doja të ngutëm për të hyrë në lidhje, ngase kisha frikë se mos Nora mendon që nuk jam serioz dhe mund ta humbisja. Kam pasur durim dhe kujdes gjë që edhe ia ka vlejtur.

Ju jeni njohur vet, por thuhet se këngëtari Sinan Vllasaliu ka qenë një lloj mesiti i fejesës suaj. Është e vërtet kjo?
Roberti:
Nga statusi i familjes së Nores dhe respektit që kam për familjen e saj, kam dashtë që të fejohemi sipas zakoneve shqiptare. Ishin familjarët e mi dhe gjithashtu shoku dhe bashkëpunëtori im, Sinani Vllasaliu.

Cili fiton më shumë nga muzika dhe cili shpenzoni me tepër?
Nora: Këngëtaret paguhen me tepër se muzicentët, mirëpo Roberti është i angazhuar me shpesh, dhe që në fund i bie të na del fitimi i barabartë. Por për dallim nga unë, vesi i keq i Robertit është se ai shpenzon shumë.
Roberti: Nora është më dorë shtrënguar.

Cila është dhurata e fundit që ia keni blerë njëri tjetrit?
Nora:
Të bëhem e sinqertë që një kohë me ka bërë dhurata vetëm Roberti. Unë jam treguar me koprace. Roberti çdo javë, kur kthehet nga koncertet, me blen gjëra të ndryshme.

Duke qenë se të dy jeni të njohur, të famshëm dhe natyrisht të pëlqyer nga gjinitë e kundërta, cili jeni me xheloz?
Roberti:
Xhelozia është reciproke, mirëpo xhelozi në suaza të normales, jo të tepruar.

Derisa jeni larg njëri - tjetrit, cili jeni më të kujdesshëm për të telefonuar apo për të dërguar mesazhe tjetrit?
Roberti:
Nora është pak me koprace, por natyrisht që telefonatat dhe mesazhet kushtojnë më shtrenjtë, sidomos kur jemi jashtë Kosovës. Unë jam ai i kujdesshmi.

Kur jeni bashkë, si e kaloni kohën e lirë?
Nora:
Zakonisht preferojmë të dalim me shoqëri. Na pëlqejnë ambiente e qeta, por edhe kemi dëshirë të udhëtojmë jashtë vendit.

Cili prej jush është me tolerant dhe në rast të ndonjë zënkë mes veti, cili qetësoni situatën më shpejt?
Nora dhe Roberti:
Që të dy jemi tolerantë.

Për çka jeni zënë herën e fundit?
Roberti: Në të dy zihemi për gjëra të vogla. Për shembull për pritjet që me kushtojnë hiq me pak se 30-deri 45 min vonesë në veturë duke e pritur Norën.

A jeni duke bashkëjetuar?
Roberti:
Jo nuk bashkëjetojmë.

A mund të na tregoni mesazhet e fundit që ia keni dërguar njëri tjetrit?
Nora: Më duket se këto janë paksa personale.

Kur do të presim martesë tuajën?
Roberti: Nuk e kemi në planë, pasi që të dyte kemi gjëra më të rëndësishme për momentin.

A pritet ndonjëherë që të ju shohim së bashku në duet?
Nora: (qeshet). Nuk na paska shkuar mendja për këtë. Ide e mirë dhe do e marrim parasysh.

Faleminderit për kohën dhe bisedën!
Nora dhe Roberti:
Faleminderit edhe juve. Ishte vërtet kënaqësi!
Suksese edhe juve!

Kategoria: Intervista | Shikuar: 1171 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 3
0  
3 adelina   (2011-06-29 4:44 PM)
Adelina nga vr
une jam adelina e sa per noren eshte e bukur edhe veq le te vazhdon ama roberti eshte super edhe ishalla nuk ndahin veq per thashthem te kosovareve edhe sa i perket roberti llokum eshte

0  
2 adelina   (2011-06-11 11:18 AM)
un jam adelina nga mireshi sa per noren nuk mun me fol kot kerkush se osht kengetarja ma e bukura ne bot sa per mue osht niqin her ma emira pse thojn neper komente tjera ku i thuhet ni femer qe osht e keqe si bomb eshte ma e mire e gjat mi thon osht ekeqe ska kuptim jan fjal tkota un gjith ti degjo kenget e tua kisha pas deshir met pa niher live eme fol edhe ni CD me marr prej teje se je shum shum emire veq vazhdo keshtu me studime ishalla ki sukses edhe per te ardhmen tungg nga adelina te duaa shumm kiss kiss kissssssssssssssssssssssssssssssssss

0  
1 adelina   (2011-06-11 11:10 AM)
un jam adelina sa per noren kisha me thon je ma emiraa veq vazhdo mos i ngo komentet tjera se jan rrena se shum tkan inatu qfar trupi ki bomb jeee hallal tkoft shum je femer e bukur simpatike sa per mue je shum shum emire veq vazhdo te du shummm shummmmm krejt kangat ti degjoj ne youtube veq ty tdegjoj shum mpelqen veq vazhdoo tungiii nga adelina kisss mpuqq

Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 0

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [344]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free