Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, këto ditë ka hedhur në
qarkullim disa foto të reja, të cilat mbajnë nënshkrimin e fotografit të
njohur, Fadil Berisha.
Pas një numri të madh këngëtaresh që kanë pozuar për Berishën, edhe Nora
ka zgjedhur Fadilin për të pozuar gjatë ditëve kur këngëtarja ka qenë
për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi mësuar me pamjen
seksi të Norës,
por këtë radhë vjen me një pamje me shumë ‘glamour’,
ndërsa nuk ka ngurruar të reklamojë edhe tatto-n të cilën e ka realizuar
në krahun e majtë, një pistoletë të vogël për të cilën e akuzuan se
është duke kopjuar këngëtaren e njohur Rihanna. Nora nuk e shihte të arsyeshme të jepte ndonjë sqarim mbi këtë çështje,
por vazhdoi me axhendën e saj, ku njëri prej impenjimeve ishte dhe
udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara për disa ditë pushime me të
fejuarin e saj Robertin, si dhe disa mikesha të tjera.
Përveç shëtitjeve, këngëtarja këtë vizitë e ka shfrytëzuar për
realizimin e fotove në studion e famshme të Fadilit, ndërsa këto imazhe
ajo do t’i shfrytëzojë për kopertinat që do e zgjedhin Norën si imazh të
faqes së parë për festat e fundvitit. /zhurnal/www.besniku.tk/
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!