Main » 2010 » Shator » 2 » Nxehet atmosfera, Tingulli 3nt paralajmëron duet me divën e muzikës shqipe, Adelina Ismailin
8:43 PM
Nxehet atmosfera, Tingulli 3nt paralajmëron duet me divën e muzikës shqipe, Adelina Ismailin
Derisa lista e femrave seksi që kanë realizuar duete me rep grupin e
njohur është e gjatë, bashkëpunimi para shumë viteve ka filluar me
Adelina Ismailin dhe për të vazhduar me të tjerat, ndërsa tash për të
vulosur një tjetër sukses, ata do të realizojnë një duet të ri.
Ka kaluar një kohë e gjatë që nga publikimi i këngës "Me Kosovë luhet
komore”, një hit i vjetër që është kënduar nga Adelina Ismaili dhe rep
grupi Tingulli 3nt. Kjo këngë akoma mbetet e dëgjuar edhe pse nuk ka
pasur të realizuar ndonjë videoklip, përveç disa xhirimeve televizive
atë kohë.
Pasi kohëve të fundit kanë lançuar disa duete të suksesshme, hapin e
tyre nuk e ndalin me kaq, pas lajmërimeve për bashkëpunim me Florin dhe
Elvana Gjatën, anëtarët e "Tingulli 3nt” tregojnë se kanë arritur
marëveshje për realizimin e një dueti të ri me këngëtaren Adelina
Ismaili. Bashkimi i vokaleve vjen pas shumë vite bashkëpunimi më herët.
Dueti me Adelinën do të publikohet pas muajt shtatorë, pas promovimit të
albumit të tyre. Rep grupi ka pasur shumë duete kohës fundit dhe të
gjitha kanë rezultuar të suksesshme, i fundit ishte me Ermal Fejzullahun
ku kënga është një megahit nëpër ekranet muzikore, derisa këtë rradhë
kanë menduar që duetin me Adelinën t’a realizojnë pak më ndryshe.
Kësaj kënge do t’i realizohet edhe klipi, ndërkohë Adelina në një
prononcim të saj ka thënë: "Të gjitha do t’i kuptoni me kohë, por mos
harroni që do të jetë një këngë fantastike”. Ndërsa nga rep grupi deri
më tani nuk ka pasur ndonjë prononcim lidhur me këtë duet për shkak se
janë tepër të zënë me përfundimin e albumit të rradhës...
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!