Një ortek i madh bore ka bllokuar plotësisht rrugën për në qendrën e skijimit në Brezovicë të komunës së Shtërpcës. Shembja e borës ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës, përkatësisht rreth orës 3:15, në një vend rreth një kilometër nga terrenet e skijimit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, Agim Gashi. Për shembjen e borës, policia është informuar nga një qytetar dhe menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes.
"Fillimisht policia është angazhuar të shohë nëse orteku i madh i borës mos ka zënë ndonjë automjet, por nuk ka në arritur të vërejnë diçka të tillë”, tha zëdhënësi Gashi.Sipas vlerësimeve të para të policisë, orteku i borës që ka bllokuar rrugën Brezovicë-Qendra e Skijimit, është i gjatësisë rreth 30 metra.
Orteku i borës ka 10 metra gjerësi dhe 3 deri 5 metra lartësi. Zëdhënësi rajonal ka thënë se kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë komunë ka dalë menjëherë dhe ka filluar heqjen e borës.
"Sipas zyrtarëve të kompanisë për pastrim terreni ku ka rrëshqitur bora është shumë i vështirë, ndaj heqja e borës dhe lirimi i rrugës mund të zgjasë deri në orët e vona të së shtunës”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Ferizaj.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!