Pantera! - 24 September 2009 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E martë, 2012-05-22, 2:11 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 11
Vizitor: 11
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.238

Main » 2009 » Shator » 24 » Pantera!
12:28 PM
Pantera!
Genta Ismajli ende vazhdon të mendojë që Michael Jackson s’ka vdekur!

Genta Ilamili www.besniku.tkKëngëtarja Genta Ismajli është e njohur nga thashethemet që fliten për të! Megjithatë, asaj nuk i interesojnë shumë ato dhe thotë se kryen punët e saj pa u marrë me të tjerët. Me muzikë ka filluar të merret qysh në moshë të re, ndërkaq thotë se idhull të saj janë mbreti i popit, Michael Jackson dhe mbretëresha Madonna. Genta flet për Express Rozë...
Express Rozë: Në cilën moshë ke qenë kur ke filluar të merresh me muzikë?
Genta:
Pesë vjeçare. Babi i im ma bleu një sintitajzer (piano elektrike) shumë të vogël. Prej asaj kohe e kam imituar Michael Jackson, Madonna-n dhe këngëtarë të tjerë dhe kam menduar të jem si ata një ditë.
Express Rozë: Thatë se e keni idhull Micheal Jackson! A e keni imituar atë ndonjëherë?
Genta:
Michael Jackson e adhuroj. Normalisht inspirohem nga anët pozitive të tij. Jam mërzitur shumë për vdekjen e tij. Kam qarë për të më shumë së një orë dhe ende mërzitem kur e kujtoj. Ende mendoj se nuk ka vdekur...

Express Rozë: Pasi e keni adhuruar aq shumë, pse nuk keni shkuar në varrimin e tij?
Genta:
Kishte qenë dëshira më e madhe e imja, por nuk me ka lënë puna pasi që kam pasur disa koncerte në Kosovë dhe në Shqipëri...

Express Rozë: Çfarë ndjenjash keni kur futeni në studio për të incizuar?
Genta:
Kam tremë shumë të madhe, por në të njëjtën kohë kam edhe vullnet dhe besim në veten. Janë tri ndjenja të cilat i kam pasur që në fillim dhe vazhdoj t’i kem...

Express Rozë: Si ndikojnë këto ndjenja - në interpretim të mirë ose jo të mirë të këngës?
Genta:
Ndikojnë më shumë për të mirë, sepse sa më shumë kam frikë, aq më mirë del. Trema e madhe më tregon mua se sa e dua punën time, sa e dua skenën, publikun...

Express Rozë: Por, ju keni pasur vështirësi në fillim të karrierës?
Genta:
Kam has në batica dhe zbatica. Nuk e kam pasur lehtë me mbërri këtu ku jam. Dhe prapë nuk e kam lehtë sepse unë dua të mbërrij edhe më shumë.

Express Rozë: Në cilin qytet ju kanë njohur më së pari?
Genta: Në qytetin tim me kanë njohur të gjithë, pra në Gjilan...Është një qytet i vogël. Jam shëtitur shumë me rolera dhe kam pasur edhe proteza në dhëmb dhe shumë njerëz thoshin se shikoni kjo amerikania ka vënë vathë në dhëmb.

Express Rozë: Përmende rolerat! A keni ndonjë sport tjetër përpos këtij sporti ekstrem?
Genta:
Jo edhe aq, por më pëlqen kick-boks-i dhe basketboll-i...

Express Rozë: Atëherë a njihni ndonjë kick-bokser, apo ndonjë ekip basketbolli?
Genta:
Jo nuk njoh! Nuk po më bie ndërmend momentalisht! Thjesht më pëlqejnë t’i luaj si sporte, por nuk jam shumë “fans” i basketbollistëve. Më parë kam shikuar Chicago Bulls, kur fitonin në SHBA i tërë qyteti festonte (familja e Gentës jeton në Chicago)...

Express Rozë: Kur synoni të hyni në tregun amerikan, pasi keni të realizuara disa këngë në anglisht?
Genta:
Nuk do të thotë ajo që kam realizuar diçka dhe mandej të futem në tregun amerikan. Ajo është veç përpjekje e imja që të arrij më shumë. Pra, nuk kam hyrë në tregun amerikan! Kam besim dhe “ishalla” kam fat. Edhe nëse nuk ndodh, prapë unë jam e lumtur sepse në Amerikë nuk është marre me dështuar.

Express Rozë: Nga ju erdhi ideja për spotin dhe këngën “Pantera”?
Genta: Ideja ka qenë ime. Është një kafshë që më pëlqen shumë. Instrumentalin ia dhashë rep-këngëtarit Beka, të cilit i thashë të më shkruajë një tekst për një këngë për këtë melodi, një melodi që ma dha Sunaj Saraçi. ‘Beka shkruaje një tekst për Panterin’ dhe ai më tha “dreqi të hongërt ty dhe atë panterin tënd”. I thashë se po më pëlqen të shkruaj një tekst për karakterin e panterit dhe panter të më bëjë mua. Nuk ka shkuar as 20 minuta dhe ma ka dërguar tekstin në e-mail. Të them të drejtën, teksti me ka pëlqyer...

Express: Rozë: Por, para se të vini të panteri ju patët kritika në fillim të karrierës tuaj si një këngëtare që keni huazuar këngë...Çfarë mendoni për kritikat dhe thashethemet?
Genta:
Normal që më ka penguar dhe kritikat gjithmonë janë të mira. Unë jam munduar që të përmirësoj çdo gabim. Thashethemet nuk me kanë penguar kurrë në jetë! Kurrë në jetën time nuk i kam lexuar kritikat apo thashethemet në media, edhe pse ka pasur njerëz të cilët më tregojnë se këtë e dëgjova për ty dhe unë ju them, “t’ lutem hajde e pimë një kafe, lëri ato çfarë thonë dhe çfarë po bëhet’...

Express Rozë: Cili është mendimi juaj për muzikën evropiane? Cili stil i muzikës po të pëlqen?
Genta:
Techno përpara nuk më ka pëlqyer dhe tani që po dëgjohet shumë bash më ka hy në qejf! Edhe unë do bëj diçka të tillë dhe po më pëlqen ky trend, por pa dal jashtë Gentës!

Express Rozë: Para disa muajve disa gazeta serbe kanë shkruar se këngëtaret e Kosovës i imtojnë ato serbe. A njeh ndonjë këngëtare serbe apo nuk njeh?
Genta:
Jo këngëtaret serbe nuk i njoh. Nuk e kuptoj gjuhën serbe. Përkundrazi unë kam adhuruese serbe, të cilat i kam parë në Ulqin. Ato kanë qenë nga Beogradi dhe kanë pasur CD-në time në dorë dhe kanë lypur nënshkrim.

Express Rozë: Kur ke planifikuar që të kesh fëmijë me Milotin?
Genta:
Nuk kam planifikuar ende...

Express Rozë: Po ta adaptosh ndonjë bonjak?
Genta:
Jo, nuk kam menduar...

Express Rozë: Pse nuk jeni martuar me Milotin?
Genta: Mirë
jemi unë me Milotin. Ka pasur shumë thashetheme do të këtë prapë dhe gjithmonë. E mira është se ka thashetheme sepse kur nuk ka.... Nuk kemi planifikuar asgjë ende.

Express Rozë: Ku do të prisni Vitin e Ri...
Genta:
Në naj koncert...

Express Rozë: Po Bajramin...
Genta:
Në “Space Club” në Pejë..

Dhuratat e Gentës

Dhuratat më të çmuara që Genta ka në shtëpi janë letrat e adhuruesve të saj. Ajo thotë se zgjohet në ora 11. Pasion i saj është të bëj shëtitje nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Herën e fundit ajo ka shkuar në Drenicë për dëshirë dhe ka pirë një kafe në një lokal atje. Ndërkaq më vonë ka vizituar edhe Gostivarin.
Kategoria: Intervista | Shikuar: 406 | Postuar nga: besnik | Vlersimi: 4.7/3
Komente totale: 1
0  
1 Bujari   (2009-09-27 0:07 AM)
Bëni komente rreth temës... cool

Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 38

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [345]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free