
Dafina
Zeqiri dhe Krenar Çoçaj janë ndarë përfundimisht. Një nga çiftet më të
përfolura në faqet e shtypit rozë së fundi, jo vetëm në Kosovë por edhe
në Tiranë, i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre të gjatë.
Direkt pas shpërndarjes së lajmit disa gazetave me e-mail nga një
mikeshë e këngëtares, është kontaktuar nga gazetarët kosovarë Krenar
Çoçaj, i cili nuk ka pranuar të flasë për mediat, duke thënë se është i
zënë dhe për momentin nuk mund të flasë.
Ndryshe ka ndodhur me
këngëtaren, e cila për herë të parë e pranon vetë ndarjen, pasi ka
deklaruar këtë lajm nga jeta e saj private në profilin në Twitter
fillimisht, dhe më pas në një intervistë ekskluzive dhënë para pak
ditësh për emisionin e njohur që shfaqet në "Klan Kosova”, "Prive”.
Dafina Zeqiri me qetësi ka konfirmuar ndarjen nga ish-i dashuri Krenar
Çoçaj, duke e përmbledhur me fjalët: "Kur s’shkon mirë një lidhje,
zgjidhja më e mirë mbetet ndarja”.
Këngëtarja më e kërkuar e
momentit ka shpjeguar më tej me pak fjalë: "E vërteta është që nuk jam
më në lidhje me Krenarin, pasi me kalimin e kohës lidhja zbehet, kupton
që nuk përshtatesh më me atë person, dhe zgjidhja më e mirë është
ndarja, pas së cilës secili të vazhdojë rrugën e jetës së vet”. E
shumëpëlqyera dhe mjaft e përfolura kohët e fundit për lidhjen e saj
problematike me Krenarin, ka vendosur që t’i bjerë shkurt, duke e
pranuar vetë dhe duke shpresuar se thashethmanaja do të mbyllet me kaq.
Çifti ka qenë dhe më parë objekt i diskutimeve dhe shkrimeve në gazeta,
pas një ndarjeje me sherr që bënë para dy muajsh, kur Dafina mori
garderobën nga shtëpia ku bashkëjetonte me Krenarin.
Atëherë u
përfol për një lidhje të re që ajo kishte krijuar me Drin Zatriqin,
djalin që ndërkohë ishte menaxheri i saj. Ky i fundit e mohoi publikisht
të kishte ndonjë lidhje me Dafinën, ndërkohë që çifti Krenar dhe Dafina
u panë të ridilnin sërish bashkë duke provuar edhe një herë rilidhjen.
Ndërkohë që në këtë ndryshim të jetës së saj, ajo ka vendosur të
shkëputet dhe nga menaxheri Zatriqi, duke u dhënë fund bashkëpunimeve të
vjetra. Në intervistën e sipërpërmendur televizive, përveç të tjerash
Duffye bëri të ditur se kurrë nuk ka qenë pjesë e grupit " Baba Stars”,
pjesë e të cilit është reperi
Getoar Selimi
dhe që menaxhohet nga Drin Zatriqi. Duke mos preferuar të flasë shumë
gjatë për arsye të tjera të ndarjes, ajo ka paralajmëruar lançimin e
klipit të këngës "SuperNova”, që i takon albumit të ri "Just Me”.
Prishja e marrëdhënies së Dafinës edhe me menaxherin ka ndodhur së
fundi, ndërsa thuhej se ishte duke e bërë një videoklip me reperin
Getoar Selimi
të titulluar D&G. Edhe pse kjo video ishte paralajmëruar se do të
jepej premierë më 1 dhjetor, data është shtyrë. Dafina rrëfen se
xhirimet e klipit "D&G” janë shtyrë për shkak të problemeve të
Dafinës me Krenarin. Për këtë kishte dhënë përgjigje sërish në Twitter,
duke sqaruar se ka ndërprerë marrëdhëniet me "Baba Stars”, për shkak të
mospërputhjes dhe mënyrës së punës. Ajo ka sqaruar se s’kam qenë kurrë
pjesë e produksionit të "Baba Stars”, ndërsa me Zatriqin nuk jemi
përputhur nga ana profesionale e menaxhimit dhe punës. "Kënga D&G ka
qenë kënga ime e albumit të ri, por menaxheri më kërkoi që ta realizoja
me
Getoar Selimin
dhe e pranova. Por puna nuk eci në mënyrë profesionale siç unë kam
menduar, dhe bashkëpunimi u ndërpre, ndaj vazhdova me një tjetër
këngë”, tha këngëtarja. Por cilët do të jenë bashkëpunorët e saj të
rinj, tashmë që ka ndërprerë bashkëpunimet e saj të vjetra?
Dafina
ka përmendur në intervistë emrin e reperit Big Basta, të cilin edhe e
ka falënderuar si autor të tekstit të këngës "Supernova” dhe disa
teksteve në albumin e saj të ri. Ndërkohë që tashmë të besuarit e saj
ajo nuk i kërkon më në Kosovë, por i ka hedhur sytë nga Shqipëria e
Suedia, vendi ku është rritur. Edhe pse e komentuar si një femër seksi,
lidhja e saj me Krenarin nuk ka qenë aq e qetë sa mund të mendohej. Ajo u
përfol për një ndarje pak kohë më parë, pasi u tha se Krenari kishte
pasur një lidhje me modelen kosovare, Xhuli Nura, fakt të cilin ai e
kishte mohuar.
Krenari dhe Drini i mbyllin të gjitha profilet e fansaveFakti
që ajo u bëri dalje të dyve në të njëjtën kohë, duket se kjo i ka
shtyrë dy shokët e vjetër të bashkohen kundër Dafina Zeqirit, duke bërë
të pamundurën që ta eklipsojnë tani me sa munden. I dashuri i saj prej
vitesh, Krenar Çoçaj dhe menaxheri i saj së fundi, Drin Zatriqi, pasi i
kanë prishur marrëdhëniet me Dafinën, puna e parë që kanë bërë së bashku
ka qenë mbyllja e të gjitha faqeve të fansave që Dafina Zeqiri kishte
në facebook, duke hequr kështu mundësinë për komente të ndryshme, ku
mund të përfliteshin patjetër dhe ata të dy. Ishin me dhjetëra faqet
virtuale të këngëtares seksi, ku komentonin fansat, ndërsa tashmë është
hapur një faqe e re, që nuk i ka kapur ende 500 fansat.a