Të gjitha skuadrat e futbollit synojnë të jenë të popullarizuara në
mesin e tifozëve. Por, jo të gjitha e arrijnë këtë. Disa klube nuk
pëlqehen nga tifozët, edhe pse drejtuesit e atyre klubeve investojnë
shumë për të fituar trofe dhe për të rritur numrin e tifozëve.
Ketu bejne pjese klubet me te medha ne Europe,per me shume shikoni me poshte.Pikërisht
investimet e mëdha, shpesh të pakontrolluara, krijojnë antipati për
disa klube. Ka raste kur antipatia krijohet edhe kur një klub dominon
një kohë të gjatë në ligën ku paraqitet.
Klubet fillojnë të urrehen edhe
për shkak të drejtuesve të papërshtatshëm. Pesë klubet më antipatike në
futbollin evropian momentalisht janë: 5. Paris Saint Germaini. Për shkak të blerjes së futbollistëve të gabuar qyteti i Parisit në
shumë raste është detyruar të heqë dorë nga klubi i tij, Paris Saint
Germain. Krerët e klubit pothuajse në çdo afat kalimtar përballen me
kriza financiare. Ata i shesin lirë futbollistët cilësorë dhe blejnë
shtrenjtë futbollistë që më vonë dalin të jenë të gabuar. PSG-ja vetëm
në shtatë vitet e fundit ka ndërruar shtatë presidentë, për shkak të
menaxhimit të dobët. Me gjithë këto ndryshime, rezultatet e skuadrës nuk
u përmirësuan fare.
4. Bayern Muncheni
Futbolli në Gjermani mund të ndahet në dy grupe. Njërin grup e përbën
Bayern Muncheni, ndërsa grupin tjetër të gjitha skuadrat e tjera. Kjo
situatë irriton të gjitha klubet e në masë të madhe edhe tifozët e tyre.
Në përmirësimin e gjendjes nuk ndihmojnë aspak deklaratat e krerëve të
Bayernit që thonë se të gjitha ekipet mund të luajnë mirë, por titulli
në fund do të shkojë në Munchen. Që Bayerni të urrehet nga tifozët e
klubeve tjera gjermane ndikon edhe fakti që futbollistët më të mirë të
Gjermanisë ëndërrojnë të luajnë për këtë skuadër.
3. Interi
Edhe me gjithë edicionin fantastik të Jose Mourinhos, Interi mbetet
ndër ekipet më të urryera në Itali. Në të vërtetë, Interi në Itali
përmendet vetëm për dy gjëra, natyrisht jo shumë të mira. Gjëja e parë
është shkëmbimi "historik” që bëri presidenti Massimo Moratti. Ai
shkëmbeu mbrojtësin italian Fabio Cannavaro me portierin e tretë të
Juventsit, Fabian Carini. Ish-drejtori i Juves, Luciano Moggi e bindi
atë se bëhet fjalë për lojtarë me cilësi të njëjta. Gjëja e dytë është
fakti që Interi ka filluar të fitojë tituj vetëm pas skandalit
"Calcioploi” që sipas disave e krijoi vet për të dëmtuar Juventusin dhe
Milanin. Rafael Benitezit i mbetet shumë punë për të përmirësuar imazhin
e kësaj skuadre.
2. Real Madridi
Krijimi i konceptit "galaktik” ka bërë që edhe skuadra më e
suksesshme evropiane të futet në lisën e skuadrave më antipatike.
Koncepti "galaktik” është projekt marketingu që ka dëmtuar në masë të
madhe skuadrën e Realit. Florentino Perez sërish është president dhe
sërish ka shpenzuar të holla në futbollistët që nuk përshtaten me
njëri-tjetrin si Cristiano Ronaldo e Leite Kaka. Ai vazhdon të bëjë
sërish të njëjtat gabime duke liruar futbollistët cilësorë si Arjen
Robben e Wesley Sneijder.
1. Manchester City
Nuk është asgjë më irrituese se kur një klub mesatar brenda një nate
ndryshon strukturën drejtuese dhe menjëherë nis të shpenzojë miliona
euro sikur t’i ketë gjetur në rrugë. Këto shpenzime i bën vetëm për një
qëllim, të fitojë titullin e kampionit në Premier League. Ky po del të
jetë mision shumë i vështirë. Krerët e Manchester Cityt udhëheqin
politikë të gabuar në klub. Ata mundohen që vetëm përmes parave të
bindin futbollistët të kalojnë në klubin e tyre. Blejnë futbollistë vend
e pavend dhe në fund i lirojnë ata pa asnjë lloj dëmshpërblimi. |