 Teprimi me pije qe kane ne bazen e tyre "coca-cola” mund te jete nje rrezik per pjellorine mashkullore. Si? Duke reduktuar numrin e spermatozoideve dhe duke bere me te veshtire rrugen drejt nje atesie te mundshme.
Kete perfundim ka nxjerre nje studim danez i kryer mbi 2500 burra te rinj dhe i publikuar ne "American Journal of Epidemiology”. Ne baze te studimit, kush konsumonte nje liter pije ne dite me baze "coca-cola” kishte nje reduktim spermatozoidesh prej plot 30%.
Studiuesit kane analizuar treguesin e pjellshmerise se ketij "kampioni”, duke demonstruar keshtu se ata qe e ekzagjeronin me "cola” mund te zoteronin rreth 35 milione spermatozoide per milliliter lengu riprodhues, kundrejt nje mesatareje optimale qe shkon deri ne 50 milione.
Ndonese eshte per t’u shtuar se kush pinte me teper "cola” kishte prirje edhe per te ngrene fare pak fruta dhe perime. U hodhen dyshime se kafeina e pranishme te "coca-cola” mund te ndikoje per keq ne pakesimin e spermatozoideve. Megjithate eshte vertetuar se kush pi caj, ose kafe nuk peson nje reduktim te tille. Per te kuptuar shkaqet e verteta perse "coca-cola’ perben rrezik per pjellorine, duhen studime te reja, sipas asaj qe bejne te ditur shkenctaret daneze |