Qetsor Ferunaj: Te ardhurat e uleta me shtyjne te kerkoj menyra per te mbijetuar!! Policia e arreston - 11 February 2012 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
Main » 2012 » Shkurt » 11 » Qetsor Ferunaj: Te ardhurat e uleta me shtyjne te kerkoj menyra per te mbijetuar!! Policia e arreston
9:13 PM
Qetsor Ferunaj: Te ardhurat e uleta me shtyjne te kerkoj menyra per te mbijetuar!! Policia e arreston
"Po mendoj të iki fare nga Shqipëria”Pas
dy aventurave televizive në "reality show”, atë të "Big Brother” në
Tiranë dhe "Vip Shpija” në Prishtinë, tashmë Qetsor Ferunaj nga Vlora
është aq i njohur sa të përbëjë lajm çdo ndodhi në jetën e tij, aq më
shumë një çështje me policinë.
Edhe pse publiku e votoi për
protagonizmin e tij, në këtë rast nuk e ka pasur aq të lehtë qëndrimin
në Komisariatin e Vlorës për disa orë. Po si shkon jeta e Qetsorit, pas
daljes së tij si fitues nga "BB 2”? Marrëdhënia që ka me paranë,
ambiciet për politikën dhe jeta me bashkëshorten dhe dy fëmijët?
Gjykata
e Vlorës vendosi për ju masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje” me
akuzën e "vjedhjes” së disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes
së Ujësjellësit të këtij qyteti. Keni koment për këtë?Nuk
kam bërë ende asnjë deklaratë në media, dhe do ta jap një deklaratë të
tillë vetëm pasi çështja të marrë gjykimin në Prokurori. Arsyeja pse unë
nuk mund të flas, është sepse për çështje nën hetim s’ mund të jap
asnjë detaj.Si e përjetuat ju dhe familja?Për
hir të së vërtetës, të gjithë pjesëtarët e familjes sime, mes të cilëve
djali e vajza e vogël, janë tronditur jashtë mase nga kjo histori.
Megjithatë, do na kalojë.
Pak
kohë më parë, Policia e Vlorës ju arrestoi për shkak të protestave të
zhvilluara nga banorët e Dukatit për pronat. Kjo është hera e dytë që
provoni një eksperiencë të ngjashme…
E vërtetë që kjo
është hera e dytë dhe shpresoj të jetë e fundit. Nëse do kërkonit një
pse, unë mund të shpjegoj se kohët e vështira që po kalojmë, kriza
ekonomike dhe të ardhurat e ulëta që kemi, na bëjnë një vend problematik
dhe na shtyjnë që secili prej nesh të kërkojë mënyra të ndryshme për të
mbijetuar.
Pas rasteve të përsëritura, dikush mund t’ju etiketonte si "tip problematik”. Mund të jetë dhe kështu?
A
jam unë një tip problematik?! Nuk besoj. Unë nuk e di si më shohin të
tjerët, por unë veten e shoh si një njeri punëtor dhe këmbëngulës për të
arritur synimet e mia. Por jo problematik.
Ndërkohë,
edhe pse more famë nga "BB2”, ti vazhdon të jetosh në Vlorë. Me çfarë
syri mendon se të shohin vlonjatët pas këtyre ngjarjeve?
Mendoj se ekziston ende një dashamirësi ndaj personit tim, edhe pas këtyre ndodhive, e shpresoj që do të vazhdojë kështu.
Tashmë që je lënë i lirë nga Policia, ke rifilluar jetën normalisht? Me çfarë po merresh?
Jam
duke ndjekur studimet për Shkenca Politike, ndërkohë që për sa i përket
punës, po mundohem të merrem me çështjen e riciklimeve të mbetjeve të
gomës dhe plastikës, që për hir të së vërtetës janë burimi i ndotjeve
gjithandej. Është një sipërmarrje personale imja, që e kam filluar si
punë me të cilën dua të angazhohem vetë, por ndërkohë edhe si një mision
qytetar, pasi shoh një mungesë të theksuar qytetarie mbi çështjen e
mbetjeve urbane në vend.
Çështja e tubave u komentua dhe si një mënyrë për të zgjedhur një alternativë tjetër mbijetese…
Në
një farë mënyre, ka të bëjë me misionin tim për mbetjet urbane. Për sa i
përket kësaj që më thoni, nuk mund të flas asgjë, përderisa çështja
është nën hetim.
Atëherë në çfarë gjendje ekonomike po jeton familja juaj në këto momente?
Duke
pasur parasysh të ardhurat shumë të ulëta të turizmit këtë vit, unë
mendoj gjithmonë rrugë të reja për të siguruar të ardhurat për familjen
time. E thashë dhe më sipër që jam duke operuar në sektorë të tjerë, siç
janë mbetjet urbane, pak a shumë, punë prej së cilës shpresoj të
siguroj dhe të ardhura.
Kujtojmë
se pas daljes fitues nga "BB2”, pati tentativa nga ana jote për t’i
hyrë politikës. Mendon se këto ngjarje të kanë dëmtuar reputacionin për
ta vazhduar ende këtë ëndërr?
Patjetër që është i
pashmangshëm fakti që ndodhi të tilla, aq më tepër edhe të mediatizuara,
mund të më kenë dëmtuar reputacionin tim në publik. Por për përfshirjen
time në politikë unë vazhdoj të kem ambiciet e mia, që një ditë të jem
pjesë e politikës në Shqipëri.
Cilat janë bindjet tuaja politike dhe gjatë kësaj periudhe a keni kërkuar të punësoheni në ndonjë institucion shtetëror?
Të
them të drejtën, nuk jam ende i qartë për bindjet e mia politike, pasi
në këndvështrimin tim shoh zhgënjime në sektorin politik. Po ashtu nuk
kam kërkuar të punoj në ndonjë institucion shtetëror, nuk është në
qëllimet e mia.
Edhe pse nuk keni pasur lidhje me artin, tentuat për të provuar televizionin. Mbeti dhe ky një mision i pamundur?
Po.
E vërteta është që kisha disa plane e projekte për të realizuar një
emision televiziv, por nuk e realizova dot. Ndoshta s’kam talent për
televizion dhe jam me këmbë në tokë për ta pranuar këtë fakt.
Jeni
një 35-vjeçar, që pas famës së zhurmshme zbrite në realitet, duke
përjetuar edhe probleme të tilla. Çfarë duhet të bëjë një moshatar yti
që jeton në Shqipëri?
Një 35-vjeçar në Shqipëri duhet të
nxitojë të arrijë gjërat që do para se të bëhet 40 vjeç, që për mua
është mosha ku këtu të mbyllen portat.
Pas gjithë këtyre peripecive, ju ka shkuar ndonjëherë në mendje ta lini Vlorën dhe të vendoseni të jetoni në Tiranë?
Jo, pas këtyre që kam përjetuar, nuk mendoj thjesht të lë Vlorën, po pse jo të largohem fare nga Shqipëria.
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!