Main » 2009 » Shator » 5 » Revista Forbes: Rio De Zhaneiro qyteti më i lumtur në botë
4:25 PM
Revista Forbes: Rio De Zhaneiro qyteti më i lumtur në botë
Stina e verës është në të përfunduar, por nuk është kurrë vonë për t’iu kthyer
magjisë së saj. Këtë e bën pikërisht një sondazh i revistës prestigjoze
ekonomike Forbes që thotë se Rio De Zhaneiro është qyteti më i lumtur në
botë. Rio, Perceptimi i njerëzve për qytetin Brazilian është ai i argëtimit,
plazheve, adrenalinës, seksit dhe lirisë. Shumë i vërtetë po të konsiderosh që
Rio organizon çdo vit Karnavalet e famshme. 2. Sidnej Australi Qyteti i
Sidnejt është i famshëm për Shtëpinë e famshme të Operas, por edhe plazhet e
paeksploruara. Janë këto që e identifikojnë Australinë si një komb dashamirës
dhe një vend perfekt për të pushuar. 3. Barcelona, Spanjë Kulturë e
gjallë, moti i ngrohtë dhe një prej skuadrave më të mira të futbollit në botë,
janë faktorë fatsjellës për Barcelonën e Spanjës, që cilësohet qyteti klasik
mesdhetar. 4.Amsterdam, Hollandë Ky qytet i mrekullueshëm është metropoli
i Hollandës, aty ku lumturia është me bollëk sidomos nëse e mbjell. Sipas Forbes
një prej arsyeve që Amsterdami është renditur në vendin e 4 është që njerëzit
janë gjithnjë të dehur, nga seksi droga dhe rrok and rolli. 5. Melbourn,
Australi Qyteti i 2 i Australisë, është një kryeqendër e artit dhe arsimit,
por megjithatë për të intervistuarit përderisa është në Australi, Melburni duhet
patjetër të jetë një vend argëtues. 6. Madrid, Spanjë Kryeqyteti spanjoll
futet në listë falë kulturës së larmishme dhe standartit të lartë të jetesës.
Spanjollët konsiderohen si njerëz shumë të lumtur në këtë qytet. 7. San
Francisco Metropoli amerikan San Francisko perceptohet nga të huajt si qyteti
ku mund të argëtohesh më shumë. Nga ana tjetër shoqërohet me atë që njihet si
krenaria e homoseksualëve. Nëse je kundra tyre atëherë nuk duhet të shkosh në
San Francisko. 8 Roma, Itali Historia e lashtë takohet me sofistikimin
modern në qytetin italian dhe gjithë bota e dashuron Romën për këtë. Njerëzit
mendojnë që në Itali mund të jesh plot stil dhe i lumtur sepse italianët
perceptohen kështu. 9. Paris, Francë Paris, je t’aime! Të gjithë e thonë
këtë. Parisi në fund të fundit është qyteti më i adhuruar i planetit. Njerëzit
ngelen pa fjalë kur shkojnë në Paris e si rrjedhojë e shoqërojnë këtë ndjenjë me
lumturinë. 10. Buenos Aires, Argentina Qyteti më i madh i Argjentinës,
Buenos Aires ëndërrohet nga banorët e globit si një version i ngjashëm i Rios,
një qytet që përcejll nxehtësi, energji pozitive dhe plot passion…
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!