"Ushqehem siç mendoj se është më mirë, preferoj shumë gjëra të
shëndetshme për trupin tim, bëj palestër dhe mundohem të mbaj trupin në
formë”, kështu ka thënë në një intervistë dhënë në televizionin Alsat-M,
këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte atje për të promovuar
këngën dhe klipin e saj më të ri, të titulluar "Kanagjegji”.
Rovena gjithashtu ka treguar se për momentin me motrat e saja jeton në
Prishtinë, ku kanë marrë me qira një apartament atje dhe po punojnë në
fushën e muzikës, Rovena dhe Irva si këngëtare, kurse Elisa luan rolin e
menaxheres së motrave. E pyetur se nëse e motra e saj Irva e ka më të
lehtë realizimin e karrierës muzikore në krahasim me kohën kur ajo ka
filluar, Rovena ka thënë se tani Irva e ka shumë më të lehtë për shkak
se ajo dhe Elisa kanë krijuar rrugën në muzikë dhe së bashku me miqtë e
tyre do e ndihmojnë Irvën për të krijuar një karrierë të bukur
artistike, pasi Rovena kur kishte filluar karrierën e kishte pasur pak
më të vështirë.
Këngëtarja e njohur Stefa gjithashtu ka treguar dhe për këngën e saj më
të re, të realizuar edhe me klip "Kanagjegji”, që është një këngë me
tipare të vjetra shqiptare, ku ka dashur të përshkruajë një lidhje
dashurie mes një vajze nga Shqipëria dhe një djali nga Kosova. Kjo këngë
është pëlqyer shumë nga fansat e saj, kurse Rovena mban veshur një
kostum tepër special që është realizuar për të, ndërsa klipi është
xhiruar në Krujë, tek Kalaja e Skënderbeut. Mes të tjerave, Rovena është
pyetur edhe për jetën e saj private, ku ajo ka ngurruar të flasë më
shumë, por vetëm ka thënë se burrin e do gjeneral që ta komandojë atë,
ashtu siç e ka dhe një këngë me titull "Gjenerali”. Rovena së fundi
ishte pjesë e spektaklit "Zhurma Show” ku së bashku me Irvën rrëmbyen
tri çmime. /Ina/www.besniku.tk/
Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjithaTVshqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!