Rrëfimi i vajzës së Frederik Ndocit shokon publikun në SHBA: Si kam abuzuar me drogën që kur isha 14 vjeç!! - 28 July 2010 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :.
www.besniku.tk E merkur, 2010-09-08, 4:04 PM
Mirësevjen Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërko në web

Menyja Kryesore

TV Live

Chati
200

Satistikat e web-it
Gjithsej online: 6
Vizitor: 5
Përdorues: 1
 
IP Address e juaj është: 38.107.191.114

Postoni lajmin në :
Hap e-mail me @besniku.tk

Main » 2010 » Korrik » 28 » Rrëfimi i vajzës së Frederik Ndocit shokon publikun në SHBA: Si kam abuzuar me drogën që kur isha 14 vjeç!!
12:39 PM
Rrëfimi i vajzës së Frederik Ndocit shokon publikun në SHBA: Si kam abuzuar me drogën që kur isha 14 vjeç!!
Vajza e Frederikut e droguar! www.besniku.tkAjo demonstron abuzimin me drogën si një profesioniste e thekur. Për amerikanët është parë si shqiptarja fatkeqe, që pas ndarjes së dy prindërve, babait këngëtar Frederik dhe nënës së saj, Dëshira ka gjetur shpëtimin tek droga.
 
Klea Ndoci, vajza 19- vjeçare e këngëtarit Frederik Ndoci ka vendosur ta bëjë publike abuzimin e saj me drogën, që prej moshës 14-vjeçare në programin "Addicted” që është transmetuar në ekranin e TLC-së,
 
televizionit më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Videot, ku vajza merr drogë janë klikuar me mijëra herë në youtube, në faqen online të kanalit TLC, dhe në "Discover Health”.Videoja e parë e hedhur në youtube mban datën 17 mars, ndërsa të tjera video në TLC mbajnë data të ndryshme të muajit Prill. Klea, e cila jeton në Kaliforni me nënën Dëshira dhe motrën e madhe Flodia është me profesion këngëtare. Ajo u shfaq në programin "Addicted” i ideuar për varësitë e personave të ndryshme nga drogat.
 
Televizioni me adudiencë të madhe, pas këtij "Show”, e ndihmoi vajzën me rehabilitimin e saj, ndërsa pagoi për spitalin ku ajo u trajtua për gjashtë muaj. Tashmë prej tetë muajsh që historia e saj është bërë publike, Klea Ndoci pohon në rrjetet sociale, se po bën një jetë shumë të lumtur ndërsa ka hequr dorë përfundimisht nga droga. Por ka qenë një shokim i së ëmës së saj, Dëshira ish- gruaja e Frederik Ndocit, përfshirja në këtë program. Në një nga videot ajo së bashku me vajzën tjetër Flodia, bën një rrëfim të jetës së Kleas e varur nga droga.

Dëshira shfaqet me flokë të shkurtra të zeza, me qëllimin për ta ndihmuar të bijën si të shkëputet nga droga. Në një video tjetër Klea tregon se si është ndier në vite prej abuzimit të saj me drogën. Faktin e origjinës shqiptare ajo e demonstron me një tatuazh që e pikturon "live”, pikërisht shqiponjë dy krenare në shpinë. Gjatë gjithë rrugëtimit të dhimshëm, ku rrëfen varësinë e saj ajo shoqërohet nga Kristina, në rolin e kujdestares e cila i tregon gjithçka që duhet të bëjë dhe çfarë e ardhme e pret.

Profili i Kleas në programin "Addicted”

Është prezantuar në këtë program me një profil të sajin, ku tregohet rreth saj, varësinë dhe si është ndier gjatë viteve ku ka abuzuar me drogën. Aty thuhet se është 19 vjeçe dhe që ka qenë e varur nga amphetamina. Ka bërë një demonstrim televiziv të marrjes së drogës, që shoqërohet dhe me gjendje të rënduar emocionale. Me ndihmën e Kristinës ajo ka arritur të heqë dorë përfundimisht nga ky vetëshkatërrim, thuhet në profilin e saj. Tashmë Klea ka rifilluar punën si dikur. Ajo vazhdon merr leksione muzike që është pasioni i saj përveç të shkruarit. Ajo iu nënshtrua terapisë së përditshme intensive në një spital amerikan, dhe tashmë ka hyrë në jetën normale.

Rrëfimi i Kleas

"Gjithkush nga ne është i dëshpëruar në jetë, dhe kërkon të gjejë shpëtim në mënyra të tjera”. Kështu shprehet në profilin e saj Klea Ndoci, ndërsa tregon historinë e saj personale me abuzimin me drogën që kur ishte 14 vjeç. Ka marrë shumë reagime dhe email-e, me përshtypjet e shikuesve pasi e kanë parë të shfaqet në ekran shpeshherë në gjendje emocionale të luhatur. "U tjetërsova, madje dhe në moralin tim sa arrita në një pikë sa s’mund të bëja as gjërat më normale të jetës së përditshme, nuk flija, nuk ushqehesha, dhe s’mundja të laja as dhëmbët”. Isha aq shumë e përfshirë sa mendoja se nëse nuk do e merrja një ditë, patjetër do të vdisja. Ishte e tmerrshme ta provoje, por tani jam këtu t’u them se qenka e mundur t’i thuash stop drogës!”. Këto fjalë ajo i thotë pas rehabilitimit, shpenzimet për të cilat i pagoi televizioni që shfaqi historinë e saj. "Tani”, tregon ajo, "kam filluar të punoj normalisht full-time dhe qëllimi im është se nëse Zoti do, të realizoj ambicien time në art”.


Klea, vajza e prindërve të ndarë që kur ishte shtatë vjeç

Ajo është vajza e dytë e Frederikut pas martesën me Dëshirën, me të cilën u njoh në vitin 1982. Atëherë Frederiku kishte mbaruar dramë ndërsa gruaja kishte lënë përgjysmë studimet për Inxhinieri Mekanike, në vitin 1984 kur lindi Flodia, vajza e tyre e madhe. Në ‘90-ën lind vajza e dytë Klea. Pas kësaj ata morën fëmijët dhe nisen në Itali. Më pas u larguan në Amerikë dhe pikërisht në vitin 1997 martesa e tyre mori fund. Këngëtari, i cili jeton tashmë në Tiranë, pohoi se arsyeja e kësaj ndarjeje kishte qenë pasi kishte zbuluar se ish-bashkëshortja ishte lezbike, por Dëshira, e cila vazhdon jeton në Amerikë me dy vajzat e tyre, asnjëherë nuk ka folur në media për arsyet e saj të ndarjes. Klea ka shkëputur prej kohësh marrëdhëniet me të jatin për arsye ende të panjohura.
Category: VIP | Views: 126 | Added by: Bujari | Rating: 3.5/2
Total comments: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Hyrje në web me user
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklamoni këtu!

Kalendari
«  Korrik 2010  »
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Video e zgjedhur

Sondazhi
Ku do ti kaloni pushimet verore?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 1051

Kategoritë
Lajme [43]
Lajmet më të reja
VIP [931]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
Sport [42]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [79]
Fun [7]
Videot më qesharake Vica etj
Jashtzakonshme [110]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Teknologji [21]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [26]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [20]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija
BigBrother Albania [246]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [83]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves

Radio Live

 Radio Kosova e Lirë 
 Radio Vati 
 Radio K4 
 Radio Kosova 
 Blue Sky Radio

Etiketat

Copyright Besnik © 2010