Së shpejti në ring! - 9 December 2009 - .: | WwW.BeSnIkU.tK | :. TV SHQIP LIVE - VIP LaJmE!!
www.besniku.tk            E martë, 2012-05-22, 2:38 PM
Mirëserdhët Jeni Mysafir Ju Lutemi Regjist | RSS
Kërkimi në web:

Menya Kryesore:

TV LIVE:

Chati:
200

Posto lajmin në:
Hap e-mail me @besniku.tk

Statistikat e webit:
Gjithsej online: 7
Vizitor: 7
Përdorues: 0
 
IP Address e juaj është: 38.107.179.238

Main » 2009 » Dhjetor » 9 » Së shpejti në ring!
2:13 PM
Së shpejti në ring!
www.besniku.tkLuan Krasniqi planifikon që në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm, t’i kryqëzojë dorëzat me Aleksander Dimitrenkon. Ai tha se nuk do të ngutet që t’i rikthehet ringut, pasi çdo humbje do të thotë fund i karrierës. Boksieri kosovar synon ta mposhtë ukrainasin dhe t’i mbaj gjallë shpresat për ta fituar titullin e kampionit botëror.
 
Pas anulimit të meçit ndaj Aleksander Dimitrenkos për shkak të një lëndimi, i cili ishte i paraparë që të zhvillohej më 28 nëntor, Luan Krasniqi ka ardhur për pushim në vendlindje.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Luan Krasniqi tregoi se rimeçi ndaj boksierit ukrainas pritet ta zhvillojë në muajin shkurt apo mars të vitit që po vjen. Ai shpreson që do ta mposhtë Dimitrenkon, në mënyrë që t’i hapet sërish rruga për ta realizuar ëndrrën e tij – për ta fituar titullin e kampionit botëror.

"Meçin ndaj Dimitrenkos do ta zhvillojë në muajin e dytë apo të tretë të vitit që po vjen. Ky meç patjetër se do të zhvillohet, sepse kemi kontratë për ta zhvilluar këtë meç dhe është vetëm çështje kohe se kur do të zhvillohet”, deklaroi Krasniqi të martën në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë.

"Unë i kam humbur dy meçet e fundit. Por unë jam boksier profesionist. Ndihem se kam motivacion dhe jam në formë për t’u kthyer aty ku isha. Besoj se Luan Krasniqi do të fitojë në meçin ndaj Dimitrenkos dhe do të vazhdojë më tutje”, theksoi Krasniqi.

Ai tregoi edhe arsyen për të cilën e kishte shtyrë rimeçin ndaj Dimitrenkos, i cili ishte paraparë të zhvillohej më 28 nëntor në Oberhausen.

"Meçin ndaj Dimitrenkos, i cili ishte i paraparë të zhvillohej për Ditën e flamurit kombëtar, më 28 nëntor, u detyrova ta anuloj, sepse e lëndova këmbën. Unë nuk doja të rrezikoja asgjë, sepse tani çdo humbje për mua do të ishte edhe fundi”, shtoi Krasniqi, i cili kishte humbur luftën me ukrainasin në meçin e parë.

Krasniqi lobon për Kosovës

Gjatë qëndrimit në Kosovë, boksieri junikas vizitoi edhe zyrat e Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), ku u prit nga udhëheqësit e boksit kosovar.

Zyrtarët e FBOXK-së e falënderuan Luan Krasniqin, i cili po lobon rreth inkuadrimit të FBOXK-së në Federatën Botërore të Boksit. Ndërsa, 38-vjeçari premtoi se do të angazhohet edhe më tej në këtë drejtim.

"Dëshira ime është që ta shoh Federatën e Kosovës si anëtare të Federatës botërore. Unë kam lobuar në këtë drejtim, po vazhdoj të loboj dhe njëjtë do të veproj edhe në të ardhmen. Ekzistojnë disa probleme rreth pranimit të Kosovës në Federatën botërore, por ato probleme do të zgjidhen posa Kosova ta mbërrijë numrin 100 të njohjeve ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Boksieri me prejardhje nga Juniku, gjatë kësaj vizite ua la një porosi edhe liderëve politikë të Kosovës.

"Nuk kam lidhje shumë me politikë. Por, mendimi im është se politika kosovare duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi sportit kosovar. Them kështu, sepse prezenca e një sportisti kosovar në Lojëra Olimpike apo Kampionat botëror, etj, do të thoshte shumë për shtetin e Kosovës”, pohoi Krasniqi.

Ndihmon përfaqësuesen e Kosovës

Pasi ishte përgatitur që të vijë në Kosovë, Luan Krasniqi kishte vendosur që të mos vijë në vendlindje duarthatë. Ai në formë ndihme ka sjellë në atdhe pajisje të konsiderueshme sportive enkas për përfaqësuesen e Kosovës në boks.

"Këto pajisje t’i shërbejnë reprezentacionit të Kosovës për sukses. Kjo lloj ndihmese nga ana ime do të jetë vetëm fillimi dhe se do të veproj njëjtë edhe në të ardhmen. Unë besoj se Kosova do të arrijë suksese në boks, ashtu siç ka arritur suksese edhe vite më parë”, tha Krasniqi.

Ndërsa, në emër të FBOXK-së, Mehmet Bogujevci e falënderoi Krasniqin për ndihmat që ia dhuroi përfaqësueses së Kosovës në boks.
Kategoria: Sport | Shikuar: 247 | Postuar nga: Bujari | Vlersimi: 5.0/1
Komente totale: 0
Emri *:
Email:
Kodi i Sigurmit *:
Moti

Reklama

Reklama

Hyrje në web me user:
Useri :
Fjalëkalimi:
K

Reklama

Sondazhi
Kush do ta fitoje Big Brother Albania 5 ?
Rezultatet· ]
                 Githësej votuan: 39

Video

Na ndiqni ne FB!

Kalendari

Kategorite e lajmeve
Lajme [45]
Lajmet më të reja
VIP [1512]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga VIP
BigBrother Albania [345]
Të gjitha lajmet më të reja nga BigBrother Albania
Shpija e Kosovës [89]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shpija e Kosoves
Sport [44]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Sporti
Intervista [26]
Intervista ne njerz të ndrysheë Vip etj
Lifestyle [82]
Lifestyle
Jashtzakonshme [128]
Lajmet më të Jashtzakonshme
Fun [8]
Videot më qesharake Vica etj
Teknologji [22]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Teknologjia
Internet [35]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Interneti
Zbulime [23]
Zbulimet më të reja
Shëndetësi [13]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Shëndetësi
Astrologji [6]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Astrologjija
Ekonomi [1]
Të gjitha lajmet më të rëndësishme nga Ekonomija

Radio LIVE

Radio Kosova e Lirë
Radio Vati
Radio K4
Radio Kosova
Blue Sky Radio

Etiketat


www.besniku.tk Toolbar!

Downloadoni dhe instaloni Toolbarin më të mirë shqiptar. Përmbajte të ndryshme : Të gjitha TV shqiptare LIVE, VIP Shpija e Kosoves LIVE, Big Brother Albania 4 LIVE, Video lajme, Facebook, Radio Shqiptare LIVE, Seriale dhe humore me të reja!
Argetim të pafund me toolbarin tone!

www.besniku.tk staff!

Per ta downloaduar klikoni këtu:
 
toolbar powered by Conduit
copyright Besnik © 2012 Create a website for free