Janë "ndarë” përfundimisht Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu. Ata do të
vazhdojnë axhendën e tyre të koncereve secili vetë e vetë. Është Sinani
që insiston të mos ftohet Seldi në ato koncerte ku shkon ai. Gazeta
"Panorama” ka tentuar të marrë deklarata prej të dy artistëve, por nga
java në javë ata kanë refuzuar t’i japin.
Miq të tyre të përbashkët kanë treguar se u bë kohë që Seldi dhe
Sinani nuk këndojnë bashkë në koncerte, madje pas kësaj Sinani është
përpjekur të hakmerret me qëllimin për t’i prishur punë duke ia mbyllur
të gjitha kontratat me pronarët apo menaxherët e club-eve të njohura në
diasporë,
ku ata së fundi ishin dueti më i preferuar, duke fituar shumë
para. Seldi nuk ka pranuar të japë ndonjë sqarim të hollësishëm në
lidhje me komentet e ndryshme në forume, se arsyeja e kësaj prishjeje
bashkëpunimi është e dashura e tij nga Peja. Ai ka dhënë vetëm një koment të shkurtër në lidhje më ndërprerjen e
bashkëpunimit, duke e pohuar për herë të parë prishjen e miqësisë dhe
bashkëpunimit. "Po, është e vërtetë që rrugët tona u ndanë me Sinanin,
duke i dhënë fund bashkëpunimit tonë në muzikë, pasi ai më vuri disa
kushte që nuk mund t’i plotësoja”, pohon Seldi. |